Pse minjtë e pëlqejnë djathin?

  • 12 October 2017 - 10:02
Pse minjtë e pëlqejnë djathin?

Shumë minj nga filmat vizatimorë e pëlqejnë djathin, por nuk ka arsye për të menduar se në të vërtetë ata e pëlqejnë djathin. Minjtë mbijetojnë duke u ushqyer me farëra dhe me gjëra tjera. Me sa duket, atyre nuk u tretet mirë djathi.

Shkencëtarët nga universiteti metropolitan i Mançesterit në Angli kishin kryer shumë eksperimente për të kuptuar se cilat janë ushqimet më të pëlqyera të disa kafshëve. Kur minjtë kishin mundësi për të zgjedhur, ata nuk e kishin zgjedhur djathin. Ata kishin zgjedhur çokollatë dhe gjëra të tjera, të cilat përmbanin shumë sheqer. Konsumimi i ëmbëlsirave nuk është i mirë as për ne njerëzit, e as për minjtë.

(Kosova Sot)