Fakte interesante për mushkonjat
Mushkonjat na shqetësojnë vazhdimisht gjatë verës, por ato janë ekspertet më të rralla në dëgjim,raporton Gazeta Kosova Sot Online
Një studim në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2001, ka zbuluar se insektet kanë antena tejet të ndjeshme që kryejnë vibracione të shumta. Dhe jo pak, por kanë 16 mijë qeliza në receptorët e tyre të dëgjimit.
Këtë e përdorin kryesisht për të zbuluar nëse anëtarët e gjinisë së kundër janë afër ose larg.
(Kosova Sot)