Si flenë kafshët?
-Macet flenë mesatarisht 13-14 orë në ditë. Kjo qëndron edhe për macet e mëdha, por, edhe për luanin, mbretin e xhunglës. Ka plot kafshë të tjera që sigurojnë rehatinë e mbretit, s’është e nevojshme të rrijë gjithë ditën në këmbë.
-Delfinët mund të qëndrojnë në gjendje të përgjumur vetëm me gjysmën e trurit të tyre.
-Kuajt dhe lopët mund të flenë në këmbë. Por, në rast se nuk shtrihen nuk do të arrojnë kurrë fazën e pestë të gjumit, të ashtëuajturën REM.
-Gjirafat mund të rezistojnë disa javë pa gjumë.
-Kërmilli i shkretëtirës mund të flejë tre vjet rresht.
-Lakuriqët e natës flenë gjithmonë përmbys.
-Për të shmangur grabitqarët, babuinët e Afrikës flenë në gjunjë, majë pemëve.
-Albatrosi mund të flejë ndërsa fluturon. Domethënë aktivizon pilotin automatik dhe fle i qetë (shaka kuptohet).
-Edhe pse zakonisht pranohet se milingonat nuk flenë, një hulumtim për milingonat e zjarrit tregoi se punëtoret e kolonisë flinin 253 herë në ditë, çdo herë nga 1.1 minuta.
(Kosova Sot)