20 gjëra interesante për Antarktikun
-Shumica e peshqve kanë ‘antifriz’ natyral në gjakun e tyre.
-Një shishe me ‘ketchup’ e datës 1912 është në kabinën e një hulumtuesi të vjetër.
-Shkencëtarët kanë gjetur akull 800,000-vjeçar të Antarktikut.
-Tërë uji në Polin Jugor është akull i shkrirë.
-Një ajsberg gjigant e ka madhësinë e shtetit të Konektikatit, SHBA.
-Temperatura më e ultë në tokë (-88 gradë celsius) u regjistrua në Antarktik, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
-Antarktiku ishte në afërsi të ekuatorit qindra miliona vjet më parë.
-Erërat mund të arrijnë shpejtësinë 321 km/h.
-Në Polin Jugor bie vetëm rreth 3 cm borë në vit.
-Në pjesë të këtij kontinenti nuk ka rënë shi për të paktën 800,000 vjet.
-Në Antarktik janë dy bankomate.
-Antarktiku mund të ketë 24 orë dritë dite në verë.
-Një vullkan i quajtur ‘Mali Erebus’, nganjëherë nxjerr bomba të llavës me gjerësi 3 metra.
-Kafsha më e madhe tokësore në Antarktik është një insekt pa krah, i quajtur harrje.
-Shkencëtarët që e vizitojnë kontinentin duhet të kryejnë një kurs mbijetese, që quhet ‘Shkolla e Kampuesit të Lumtur’.
-Qentë nuk lejohen në Antarktik.
-Dy gara me gjatësi 41 km mbahen çdo vit në këtë kontinent të akullt.
-Foka me gëzof e Antarktikut mund të kalojë javë të tëra në det, duke ngrenë peshq, kallamar, e madje edhe zogj.
-Fokat – elefantë, që jetojnë përgjatë bregut, mund të qëndrojnë nën ujë deri në 2 orë.
-‘Rripi i bananeve’ është një grup i ishujve të afërt, ku temperaturat verore qëndrojnë mbi temperaturën e ngrirjes.
(Kosova Sot)