Pse nuk mund të fluturojnë pinguinët?

  • 06 March 2018 - 09:07
Pse nuk mund të fluturojnë pinguinët?

Trupi i një pinguini nuk është i dizajnuar për të fluturuar. Krahët e tij janë të shkurtër dhe të cunguar. Disa zogj të tjerë duke përfshirë edhe strucin nuk mund të fluturojnë. Sidoqoftë, pinguini është një specie që është e specializuar për ambientin e vet nativ gjë që përfshin brixhet e Antarktikës, Australisë, Zelandës së Re, Afrikës së Jugut, Amerikës së Jugut dhe ishujve Galapagos. Atje notimi për të kapur peshq është më i dobishëm se fluturimi. Fatmirësisht krahët e tyre, që janë më shumë si lopata, funksionojnë shumë mirë për të notuar edhe në oqeanet më të ftohta.

(Kosova Sot)