Ajo çfarë nuk keni ditur për kokoshkat
Studimi i ri amerikan tregon që adhuruesi mesatar i kokoshkave konsumon më shumë fibra ushqyese se ata që nuk i konsumojnë,transmeton Kosova Sot Online.
1. Emri shkencor për kokoshka është zea mays everta, dhe ky është lloji i vetëm i kokoshkave të cilat fryhen dhe pëlcasin.
2. Njerëzit i shijojnë kokoshkat me mijëra vjet. Në vitin 1948, në shpellat e New Mexicos janë zbuluar kokrra të pëlcitura, të vjetra 5000 vjet.
3. Besohet se si indianët Wampanoag u kanë sjellë kokoshka kolonëve për Ditën e parë të falënderimeve në Amerikë.
4. Tradicionalisht indianët për kokoshka kanë përdorur mëlmesa të ndryshme, madje edhe spec djegës. Po ashtu i kanë shtuar edhe në supa dhe birra.
(Kosova Sot)