Pse është më ngrohtë pasi bie shi?
Temperatura e ajrit nganjëherë rritet pas shiut, por jo gjithmonë. Shiu bie kur erërat e përziejnë një masë të ajrit të ftohtë me një masë të ajrit të ngrohtë, që është duke e bartur ujin si një gaz që quhet avull.
Ajri i ftohtë e bën avullin e ujit të kondensohet në pika të ujit që bien si shi. Nëse erërat e shtyjnë ajrin e ngrohtë drejt ajrit të ftohtë, atëherë ajri i ngrohtë e zëvendëson ajrin e ftohtë.
Në këtë rast temperatura rritet. Nëse era e shtyn ajrin e ftohtë drejt ajrit të ngrohtë, atëherë temperatura bie.
(Kosova Sot)