Arsyeja pse deti është i kripur

  • 21 January 2019 - 14:54
Arsyeja pse deti është i kripur

Kripërat dhe mineralet në detet dhe oqeanet botërore janë krijuar për shkak të gurjeve dhe të rërës. Rrëketë dhe lumenjtë e çojnë kripën në det.

Sipas U.S. Geological Survey, shiu është pak acid, duke qenë se ai reagon me dyoksidin e karbonit në ajër, i cili formon acidin karbonik. Ky acid shkërmoqet tek gurët me kalimin e kohës. Megjithatë, disa krijesa në oqean e hanë këtë kripë dhe mineralet, e më pas e nxjerrin me jashtëqitjen e tyre. Kripa gjithashtu krijohet për shkak të rrymave hidrotermale që ndodhen në fund të oqeanit.

Arsyeja pse uji ka shije të kripur është për shkak të dy joneve më të zakonshme: kloridit dhe sodiumit, të cilat ndihmojnë edhe në formimin e kripës së gjellës.

(Kosova Sot)