Peshqit që notojnë në tufa, njihen me mjedisin përreth nëpërmjet syve dhe një organi të veçantë ndijor që quhet vija anësore. Falë këtyre shqisave, ata përcaktojnë vendndodhjen e peshqve përqark, e pastaj reagojnë siç tregohet më poshtë.
Udhëtimi krah për krah. Tufa e peshqve e përshtatin shpejtësinë me atë të peshqve përkrah dhe ruajnë distancën prej tyre.
Afrimi. U afrohen peshqve që janë më larg.
Shmangia e përplasjeve. Ndryshojnë drejtim, që të mos prekin peshqit e tjerë.
(Kosova Sot)