Receta: Molla të pjekura
Janë shumë të shijshme dhe fëmijët mund t’ju ndihmojnë t’i piqni ato
Përbërësit
· ¼ e filxhanit me rrush të tharë
· 1/4 e filxhanit me boronica të thara të ëmbëlsuara
· 1/4 e filxhanit me arra të bluara
· 1/2 lugë çaji me kanellë
· 1/2 luge çaji me arrëmyshk
· Brumë të parapërgatitur për tortë në madhësi prej 19-22 cm.
· 4 molla të vogla për pjekje me mes të mënjanuar
· 1 filxhan me sheqer ngjyrë kafeje
· 1 filxhan me ujë
Udhëzimet
1. Kombinoni rrushin e tharë, boronicat e kuqe, arrat dhe erëzat një enë dhe lëreni anash. Në një sipërfaqe prej stofi paksa të mbuluar me miell tëhollojeni brumin në formë katrore prej 35 cm dhe pastaj e preni atë në 4 katrorë. Vendoseni një mollë në secilin katror dhe mbusheni mesin e saj me përzierjen nga rrushi i tharë dhe boronicat e kuqe.
2. Mbulojeni secilën mollë me brumin e saj duke i bashkuar këndet e kundërta. Pastaj, mbyllni të gjitha skajet e brumit duke i lagur me ujë nëse është e nevojshme. Vendosni ëmbëlsirat në një enë të qelqtë për pjekje.
3. Në një tenxhere vlojeni sheqerin ngjyrë kafeje dhe ujin, e pastaj derdhni atë mbi ëmbëlsirat (këtë duhet ta bëjë një i rritur). Piqni ato në një furrë të nxehur më herët deri sa korja të marrë ngjyrë ari (përafërsisht 40 minuta).
(Kosova Sot)