Dështimet e z. Thaçi

Dështimet e z. Thaçi
  • 27 December 2018 - 08:06

SHKRUAN: MUHAMET KELMENDI

Duke marrë shkas nga deklarimet e Hashim Thaçit që i bëri para deputetëve në Kuvend, nuk ka mundësi të shkelim mbi këtë deklaratë, si dhe thjesht të pranojmë gjoja sukseset në politikën e jashtme. Z. Thaçi i përmendi vizitat në shumë shtete dhe në organizma të ndryshëm në botë, sikundër i përmendi edhe vizitat në Kosovë. Shikuar këtë dalin se kemi vetëm suksese. Nuk u theksuan mossukseset dhe dështimet e mëdha. Z. Thaçi nuk përmendi konfliktet që i krijoi në mënyrë të vetëdijshme brenda dhe jashtë vendit. Këtu dua të përmend:

1. Deklaratat dhe politikën e marrëdhënieve me shtetin serb, herë duke kërkuar shkëmbim të territoreve, herë ndërrim të vendeve dhe tash së fundi korrigjim.

2. Z. Thaçi doli edhe në raport me dështimet në Interpol, në UNESKO dhe në dështimet tjera, si fitimtar.

3. Vizitat në Berlin, në Vjenë, në Londër, në Paris etj., lidhur me librin shkarravitës të vetin, të shkruar me mjetet financiare të shtetit të Kosovës, e riktheu në sukseset e politikës së jashtme.

4. Z. Thaçi nuk përmendi dështimet e tij dhe të z. Pacolli kundruall shteteve dhe të organizmave ndërkombëtarë, duke u larguar shumë shtete nga Kosova dhe duke ia mbyllur vendit portat integruese.

4. Letrën e z. Trump, të drejtuar nga ai, e paraqiti si sukses të politikës së tij brenda dhe jashtë në arritjen e marrëveshjes gjoja gjithëpërfshirëse me shtetin kriminal serb.

5. Nuk u fut fare në dështimet në fushën ekonomike, sociale, në arsim, në shëndetësi dhe në raportet ndërkombëtare.

6. Fare nuk u lëshua në krim dhe në korrupsion, si dukuri që vijnë nga ai, nëpërmjet tij zhvillohen dhe kështu edhe ka ndikuar në dështimet e mëdha në rend dhe siguri, në shtet ligjor në Kosovë.

7. Z. Thaçi i ka mbetur tërësisht vetëm marrëveshja me shtetin serb, duke e paraqitur veten si subjekt kryesor në "sukseset" e bëra këtu. I theksova vetëm disa dështime për të treguar se ku gjendet vendi ynë, Republika, me klikën e Thaçit në ballë, tash e 12 vjet.

Nuk e tha asnjë fjalë për taksën

Me këtë klikë nuk ka punësim, zhvillim dhe integrim të vendit. Klika të tilla vetëm dëme do t'i sjellin Republikës. Krimi do të thellohet, e pasurimi i klikës së z. Thaçi do të vazhdojë më shumë. Vetëm makina për të birin e z. Thaçi, thuhet në mjetet e informimit, se ia kushtuar më shumë se 80 mijë euro. Po sa mjete harxhoi z. Thaçi për librin e mbushur me gënjeshtra të botuar me mjetet e Kosovës? Sa mjete harxhoi nëpër vizitat pa bazë nëpër vendet e ndryshme të botës, e ku për 3-5 muaj vetëm librin e vet e propagandoi, kuptohet me para të Republikës! Çfarë suksese janë këto! Po çka të thuhet për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Z. Thaçi mashtron kur thotë: "Unë isha i vetëm në formim të ushtrisë... tash u bëmë të gjithë bashkë"! Jo z. Thaçi. Ushtria u formua në punën këmbëngulëse të kryeministrit, përkatësisht të z. Ramush Haradinaj. Nën udhëheqjen e tij u hartuan dhe u aprovuan ligjet. Dhe, e tërë kjo dua të them tregon, se z. Thaçi asnjë fjalë nuk e ka për taksën 100%. Nuk foli fare. E megjithatë duhet thënë se dy fakte janë themelore për sukseset e shtetit të Kosovës. Këtu duhet përmendur taksën 100% dhe formimin e ushtrisë. Ia ngritën vlerën e shtetit dhe ia dhanë një peshë Republikës sonë të shkatërruar nga klani"PRONTO". Dhe, në fund, çfarë raporti ka z. Thaçi me Frederica Morgherinin? Nuk tolerohen dualizma në pushtet. Z. Thaçi nuk keni suksese. Jeni thjesht kryevepra e mossukseseve dhe të konflikteve në vend.

 

(Kosova Sot)