A kanë liri myslimanët të debatojnë për islamin?

A kanë liri myslimanët të debatojnë për islamin?
  • 06 January 2019 - 14:28

Shkruan: Ibrahim Kelmendi

Hoxhesha Ikaballe Berisha Huduti (misionarja "kulturore" e Iranit) paska afishuar sot porosinë:

„Këshillë nga Allahu që mos të diskutoni me njerëz dhe grupe ateiste ku fyhet Kurani dhe Allahu sepse do të jemi mëkatarë të njëjtë si ata.“*

Këtë porosi e ka mbështetur në versi (ajetin):

„Juve u është shpallur në librin (Kur’anin) që, kur të dëgjoni se po mohohet Kur’ani i All-llahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me ata derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër. Përndyshe, ju do të jeni si ata. Allahu do t’i tubojë tradhëtarët dhe jobesimtërët që tq gjithë në Xhehennem.“ [Kurani, An-Nisa / 4:140, shqipëruar nga Sherif Ahmeti]

Që të informoheni, sa spekulohet me përkthime të Kuranit, po ua ofroj edhe shqipërimin nga teologu Fete Mehdiu:

„Ai tanimë u ka zbritur Libër: kur të dëgjoni se fjalët e All-llahut mohohen dhe se tallen me ta, mos rrini me ata deri sa nuk marrin tjetër bisedë. Në të kundërtën do të jeni si ata. All-llahu me siguri do t’i bashkojë hipokritët dhe mosbesimtarët, të gjithë, në xhehennem,“ [Kurani, An-Nisa / 4:140, shqipëruar nga Feti Mehdiu]

Kuranet e shqipëruar nga teologët Sherif Ahmeti dhe Feti Mehdiu i ka botuar dhe i shpërndanë BIK (Bashkësia Islame në Kosovë), si kuran zyrtar.

Fatkeqësisht ndonjë shqipërim më të aktualizuar nuk po janë në gjendje të ofrojnë as teologët e gjeneratës se re, që kanë studiuar gjatë kohë në shtete arabe, por përherë shpërdorojnë gjoja pamundësinë për përkthim të Kuranit, për të kamufluar përmbajtën primitive të tekstit të Kuranit.

Bazuar në formulimin e tekstit edhe në këtë vers, Allahu nuk është autor!

Bazuar në përmbajte, është një porosi alogjike, irracionale, destruktive. Si do të mund të përfitohet besimtarë të ri që të besojnë Islamin, nëse myslimanët porosit të mos rrinë e as të mos bisedojnë me ata që nuk e besojnë Allahun, kur dihet se secili jo-mysliman është jo-mysliman, sepse nuk e beson Allahun, prandaj përmes kësaj porosie u pamundësohet myslimanëve t'i indoktrinojnë jo-myslimanët.

Autori (apo autorët) i tekstit të Kuranit mund të ketë qenë i dominuar nga përcaktimi: mënyra më efektive për përhapje të Islamit është dhuna fizike. Sipas legjendave beduine, këtë përvojë duhet ta ketë përjetuar „profeti“ Mohamed. Gjatë viteve 610-622, të misionarizimit të tij në Meka, nuk mundi të bind më shumë se rreth 120 veta. Edhe këta shumica duhet të kenë qenë skllevër, që duhet t'i ketë ble Hatixheja (bashkëshortja e parë dhe padronia e Mohamedit), duke ua vënë kusht konvertimin në Islam. Kur Fisi beduin Kurejsh, të cilit i përkiste edhe Mohamedi, e dënoi me vdekje Mohamedin, për blasfemi e vandalizëm ndaj religjionit të deriatëhershëm pagan në Meka, dhe Mohamedi u arratis në Medina (24 shtator 622), ndodhi konvertimi i tij, nga misionari kryesisht paqësor, në plaçkitës e dhunues luftarak. Nga 17 marsi 624, kur ndodhi beteja e parë në Badr, në mes të paramilitarëve mohamedanë dhe Kureshëve, Mohamedi vendosi kushtëzimin: kush nuk konvertohet në Islam, ose duhet të arratiset, ose do të vritet. Ishte kushtëzim ndaj meshkujve të rritur. Ndërsa gratë, vajzat, fëmijët, e zënë robër në beteja, i shpërdornin për seks xhihadist dhe për shitje si skllevër.

***
Informimi për Islamin tashmë është nevojë mbrojtëse, që të dimë cilët janë myslimanët fundamentalistë, me të cilët jemi të detyruar të bashkëjetojmë dhe çfarë rreziku potencial janë ata.

I nevojshëm është edhe informimi për Islamin, sepse tashmë kanë zënë të frikësohen edhe prindërit, që nuk praktikojnë Islamin, nga fëmijët e tyre, të indoktrinuar me Islam fundamentalist, meqë Kurani përmban edhe ajetin, cilin qëndrim armiqësor duhet të mbajnë fëmijët myslimanë ndaj prindërve të tyre që nuk e praktikojnë Islamin. Informimi ndihmon të këshillohen me kohë fëmijët, që të mos indoktrinohen nga misionarët e Islamit fundamentalist – këta armiq barbar të Njerëzimit.
____________________
* Origjinalin e afishimit të Hoxheshes Ikballe Berisha Huduti e gjeni në faqen e saj në FCB: 
https://www.facebook.com/profile.php?id=100011309655105