Solidariteti i kryeministres Ardern me myslimanët, normë, jo përjashtim!

Solidariteti i kryeministres Ardern me myslimanët, normë, jo përjashtim!
Solidariteti i kryeministres Ardern me myslimanët, normë, jo përjashtim!

Farah El-Sharif

  • 29 March 2019 - 09:24

Diskutimi i Jacinda Ardern mbi solidaritetin me myslimanët ka fuqi për t’u shtrirë përtej Krajstçërçit

Udhëheqja e Ardernit mund të ndihmojë kundër ndjenjës anti-myslimane në nivel global dhe të fillojë të ndryshojë politikat e jashtme shkatërruese në vendet me shumicë myslimane. Ky lloj lidershipi duhet të bëhet normë - jo përjashtim

Pas sulmeve terroriste në rastin “Charlie Hebdo”, që lanë 12 të vdekur, liderët botërorë vërshuan rrugët e Parisit dhe morën pjesë në një marshim të unitetit për të dënuar sulmin terrorist. Vërejeni dallimin e këtij veprimi, me situatën pas masakrës së bërë kundër besimtarëve në xhamitë në Krajstçërç pak më shumë se një javë më parë, ku një ‘supremacist’ i supozuar australian i bardhë vrau brutalisht 50 myslimanë gjatë namazit. Pas këtyre vrasjeve të pakuptimta, një tubim global i liderëve botërorë nuk ndodhi në rrugët e Krajstçërç.

Por, ndodhi një marshim tjetër, një përmasë relativisht më e madhe - dhe ajo u drejtua nga një grua. Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern shpejt u bë një simbol i solidaritetit me myslimanët e vrarë të Krajstçërç. Kryeministrja 38-vjeçe e vendit u shfaq për popullin e saj, për viktimat dhe për familjet e tyre në mënyra që udhëheqësit e tjerë thjesht nuk kanë për bashkësitë e tyre përkatëse myslimane. Qëndrimet e admirueshme që ajo mori në emër të komunitetit mysliman të Zelandës së Re atje kanë ngritur nivelin për atë sesi lidershipi parimor duhet të duket sot. Dhe ata kanë filluar të ndryshojnë narrativin global të animusit ndaj islamit dhe myslimanëve.

Nxitja e nacionalistëve

Dënimi i fortë dhe i qartë i Ardernit ndaj natyrës terroriste të sulmit qëndron në kontrast të thellë me narrativin e atyre - siç është presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe kryeministri indian Narendra Modi - të cilët në të kaluarën duket se kishin bazuar një pjesë të platformave politike te nxitja e ndjenjës anti-myslimane dhe me lidhjen e islamizmit me terrorizmin. Një anëtare e Partisë (progresive) laburiste, Ardern vendosi të vepronte shpejt dhe të qëndronte me familjet e viktimave - një vendim që tërhoqi vëmendjen globale dhe fitoi respektin dhe admirimin e myslimanëve.

Duke ndarë në Twitter e fotografisë tani ikonike të Ardernes së zymtë me një shami të zezë në kokë, të cilën ajo e vuri ditën pas sulmit si shenjë respekti ndaj myslimanëve, Bernice King, vajza e Martin Luther King Jr, shkruan se Ardern "reflekton llojin e udhëheqësit të sinqertë dhe të orientuar kah njerëzit, për të cilët bota ka nevojë që të evoluojë nga gjendja kaotike e saj ". Në të vërtetë, qëndrimet e Ardernit përfaqësojnë një qëndrim tepër të largët nga nxitja e nacionalistëve të djathtë kundër islamizmit dhe myslimanëve, që është bërë gjithnjë e më normale në diskursin global politik sot.

Ndërkohë, në ditët që nga vrasja, Ardern ka njoftuar ndalimin e të gjitha armëve gjysmë automatike ushtarake dhe pushkëve të sulmit në Zelandën e Re dhe vizitoi dy herë Krajstçërçin. Në një fjalim parlamentar, ajo deklaroi se nuk do ta denjojë terroristin duke përmendur emrin e tij, në mënyrë që të mos i japë etjes së tij të ndjeshme dhe të dukshme për publicitet. Duke vendosur një ton bashkimi të zemërimit, hidhërimit dhe solidaritetit për të gjithë Zelandën e Re, ajo i kërkoi bashkatdhetarëve dhe grave të saj "të përmendin emrat e atyre që humbën jetën më tepër sesa emrin e njeriut që i mori ato jetë".

Disa mund të thonë se është e lehtë të shfaqet udhëheqja unifikuese dhe humaniste në pasojat e një sulmi të tillë të tmerrshëm, veçanërisht në një vend paqësor si Zelanda e Re. Mund të kritikosh lehtësisht klimën para-ekzistuese të mikro-agresionit dhe islamofobisë në Zelandën e Re dhe në Australi dhe të pyesësh se çfarë kishte bërë Ardern për komunitetin mysliman përpara se të ndodhnin sulmet. Të tjerët me të drejtë kanë vënë në pikëpyetje praninë ushtarake të Zelandës së Re në Irak dhe Afganistan. Këto kritika të vlefshme kërkojnë analizë serioze dhe veprime nga ana e politikanëve perëndimorë.

Edhe pse veprimet e Ardernit vetëm kanë vendosur një prag (nivel) të ri për një përgjigje më të mëshirshme, të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse në rastet kur myslimanët janë viktimat primare të dhunës masive, ende mbetet për t’u bërë. Një narracion i tillë duhet gjithashtu të kërkojë seriozisht rolin që Lufta kundër Terrorit - e cila ka vrarë afro gjysmë milion njerëz në Afganistan, Irak dhe Pakistan - luan në përshkallëzimin e krimeve të urrejtjes, siç është sulmi në Krajstçërç.

Arden duhet të përdorë këtë moment për të kritikuar përfshirjen e vazhdueshme ushtarake nga fuqitë perëndimore në vendet me shumicë myslimane. Idealisht, ndjeshmëria e Ardernit nuk do të konsiderohej unike apo e re, por në mes të retorikës së fortë dhe të përhershme, aq të kudogjendur në politikën botërore sot, qëndrimi i saj është i fuqishëm dhe potencialisht sjell ndryshim të “lojës”. Ajo madje i tha Trumpit (për të cilin thuhet se terroristi e përmend në manifestimin e tij) se mënyra më e mirë që SHBA-ja mund t'i mbështetë banorët e Zelandës së re gjatë kësaj kohe të vështirë është duke ofruar "simpati dhe dashuri për të gjitha komunitetet myslimane".

Qëndrimet e paragjykuara

Ky rekomandim flet shumë: diskutimi i saj mbi solidaritetin me myslimanët ka fuqi për t’u shtrirë përtej Krajstçërçit për të arritur bashkësitë myslimane të pambrojtura në vendet si SHBA-ja, Evropa, India, Mianmari dhe Kina. Të premten, gjatë namazit të javës së parë të xhumasë që nga sulmi, Arden u bashkua me personat e pikëlluar për një heshtje dy minutëshe për të vrarët pas një transmetimi kombëtar të ezanit, kur ajo citoi një hadith prekës. Në vendet evropiane, ku qëndrimet e paragjykuara ndaj hixhabit dhe ndërtimit të xhamive janë ende të shfrenuara, thirrja e ezanit mbarëkombëtar është një qëndrim simbolik kundër islamofobisë dhe fanatizmit anti-mysliman. Ky dhe gjestet e tjera përfaqësojnë më të mirën e asaj që politikat liberale progresive ndaj pakicave fetare mund të duken.

Udhëheqja morale e Ardernit duhet të sinjalizojë drejtuesit e tjerë se platformat e tyre politike të vijës së ashpër - të ndërtuar mbi luftën, burgimin, mbikëqyrjen, armiqësinë dhe ndalimet e udhëtimit për myslimanët – vetëm sa shtojnë benzinë në zjarrin e ekstremizmit dhe nxitjen e dhunës kundër emigrantëve dhe myslimanëve në mbarë botën. Nuk duhet të ndodhë një tragjedi e tillë si masakra në Krajstçërç për të humanizuar myslimanët. Megjithatë, udhëheqja e Ardernit mund të ndihmojë kundër ndjenjës anti-myslimane në nivel global dhe të fillojë të ndryshojë politikat e jashtme shkatërruese në vendet me shumicë myslimane. Ky lloj lidershipi duhet të bëhet normë - jo përjashtim.

(Kosova Sot)