Sa jemi afër dhe sa jemi larg marrëveshjes finale me Serbinë?!

Sa jemi afër dhe sa jemi larg marrëveshjes finale me Serbinë?!
Sa jemi afër dhe sa jemi larg marrëveshjes finale me Serbinë?!

Bislim Aliu

  • 02 April 2019 - 09:30

 Dialogu shterpë, asgjë të re nuk na solli

Patjetër politika kosovare, duhet të unifikohet dhe të flasë me një zë. Pra të bëhet një platformë gjithpërfshirëse, ku do të përcaktoheshin vijat e kuqe të shtetit. Në këtë platformë duhet patjetër të marrin pjesë edhe opozita dhe të unifikohen bashkarisht në dialogun me Serbinë. Andaj, këtë e do populli dhe këtë e do shteti

Me të vërtetë shumë kohë e vite jemi marrë me dialogun. Pra jemi futur në dialog pa i studiuar mirë faktet reale të dialogut. Qe sa vite bëjmë dialog me Serbinë dhe, a thua çka na solli ky dialog? Kemi hyrë në fillim në dialog me Serbinë duke thënë, se po bëjmë dialog teknik, e ai gjithnjë ka qenë dialog politik. Dhe, e kemi pranuar dialogun me Serbinë, thuase nuk e kemi ditur se çka është Serbia. Pra po bëjmë dialog me Serbinë, e cila bëri masakra duke vrarë gra e fëmijë, pleq e plaka, pra njerëz të pafajshëm, vetë se janë shqiptar. Pra, po bëjmë dialog me Serbinë e Aleksandër Vuçit, Ivica Daçiqit, Vulinit, Sheshelit, të cilët gjatë luftës ishin në vende udhëheqëse, kur janë bërë masakrat. Edhe sot është ajo Serbi dhe ata njerëz po e udhëheqin Serbinë. Ndaj, çfarë dialogu pritet nga shteti dhe njerëzit që kanë bërë masakra. A thua, brenda natës ata u bënë demokrat ?!!!

Ndaj, shumë vite jemi marrë me dialogun. Pra me dialogun shterpë, i cili asgjë të re nuk na solli. Përmendet dialogu gjithnjë, e marrëveshjet e arrira, asnjërën nuk I realizoi Serbia. Gjithnjë, deri më tash dialogun e ka udhëhequr Serbia. E ne, sikur gjithnjë ishim të varur prej saj. Pra asnjëherë nuk kemi bërë dialog si të barabart. Gjithnjë pra, përmendet dialogu, e i kemi harruar të gjitha segmentet tjera të shtetit si: zhvillimin ekonomik, hapja e vendeve të reja të punës, përmirësimi i kushteve socio-ekonomike. E kemi harruar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pastrimin e parave. Dhe, çka është më e rëndësishmja, e kemi harruar rinin tonë të dashur, më vitalja në Evropë?!

A thua, çfarë dialogu duhet pritur tani?

Patjetër politika kosovare, duhet të unifikohet dhe të flas me një zë. Pra të bëhet një platformë gjithpërfshirëse, ku do të përcaktoheshin vijat e kuqe të shtetit. Në këtë platformë, duhet patjetër të marrin pjesë edhe opozita dhe të unifikohen bashkarisht në dialogun me Serbinë. Andaj, këtë e do populli dhe këtë e do shteti. Pra, lini kapriciot individuale e partiake dhe bashkohuni dhe flitni me një zë e me një gjuhë, në mbrojtjen e shtetit të Kosovës. Këtë e keni obligim shtetëror, ligjor njerëzor e demokratik.

Pra tani, çfarë dialogu duhet pritur me Serbinë, kur presidenca flet ndryshe, kryeministri ndryshe, kur LDK-ja dhe VV nuk janë fare në ekipin negociator dhe kur shoqëria civile ka mbetur anash?! Pra na mungon uniteti gjithpërfshirës, kur duhet të flitet tamam për tema të mëdha shtetërore me Serbinë! Tevona edhe brenda koalicionit, sikur na mungon uniteti. Ndaj, kjo laramani qasjesh për dialogun, tregon seriozitetin tonë dhe unitetin tonë shtetëror?!!! Dihet mirëfilli se pa unitet nuk ka prosperitet. A thua, çfarë marrëveshjeje përfundimtare, do të arrihet, kur mungon serioziteti brenda partiak ? Në anën tjetër na mungon serioziteti i dialogut me BE-në! Ajo po kërkon heqjen e taksës ndaj produkteve serbe e bashnjake, njësoj sikur Serbia. Pra, Serbisë, por edhe BE-së nuk po u intereson vendosja e taksës si shtet, por ata vëjnë kusht në heqjen e saj?!

Në vend se ne si Kosovë të qesim kushte Serbisë për dialog, ajo na qet kushte së bashku me BE-në për heqjen e taksës. Serbia që moti i ka koordinuar punët me Serbinë dhe së bashku kërkon kompromise nga Kosova. Andaj, ne si Kosovë në vend se të kërkojmë kushte Serbisë, për gjenocid, masakra, e dëme material apo njohje të shtetit të Kosovës, ne nuk jemi treguar serioz dhe besa, sikur e kemi nënçmuar vetveten si shtet i pavarur dhe sovranë?! Ndaj ky mos unitet, tregon qartas se arritja e marrëveshje gjithpërfshirëse me Serbinë jemi shumë larg. Serbia nuk e do realitetin. Serbia e do ndarjen e Kosovës. Serbia e do pjesën veriore të Kosovë. Ajo për këtë, është duke punuar qe shumë vite?!!!

Tani duhet një transparencë shumë serioze në këtë dialog me Serbinë

E nuk është lehtë të bësh dialog të sinqertë me Serbinë. Megjithatë,tani kemi ardhur në një situatë, kur duhet të shohim patjetër përpara, duke nxjerrë mësime nga gabimet e bëra më herët. Pra, duhet një transparencë, në këtë proces, meqë kjo klasë politike e ka shansin e madh, për ta përmbyllur një kapitull shumë të vështirë me Serbinë. Zatën, kjo marrëveshje, duhet të garantojë fëmijëve tanë, një paqe të sigurt, të qëndrueshme dhe afatgjatë. Ndaj, vetëm uniteti do ta shpëtoj Republikën e Kosovës? Është shansi historik, që pushtetarët tanë, nëse e duan sado pak shtetin, të bashkohen dhe të flasin me një zë në ruajtjen e sovranitetit të shtetit të Kosovës.

Vetëm uniteti do ta sjellë vizionin e qartë, për një shtet ligjor, zhvillimor e demokratik. Ndaj, ju pushtetarë, e keni shansin e fundit, ta tregoni realitetin se sa me të vërtetë e doni shtetin e Kosovës. Andaj, sot o kurrë, kësaj Kosova i duhet uniteti dhe vetëm uniteti. Bashkohuni e flitni me një zë e me një gjuhë. Nëse jemi të bashkuar, jo vetëm Serbia, por askush nuk mund t’ia marrë asnjë milimetër tokë Kosovës martire. Fatkeqësisht ky mos unitet trego qartë se jemi larg, besa shumë larg arritjes së marrëveshjes gjithpërfshirëse me Serinë?!!!

(Kosova Sot)