Turp për z.Thaçi!

Turp për z.Thaçi!
Turp për z.Thaçi!

Muhamet Kelmendi

  • 19 April 2019 - 08:19

Nuk ikin njerëzit nga vendi për dëshirëT: Moto: Mbështetet në të ardhurat personale ditore që i ka

Ndoshta z. Thaçit i mungojnë të dhënat konkrete dhe ai mbështetet në të ardhurat e veta ditore që i ka dhe deklaron shifrën prej 600 euro

Këto ditë deklaroi:

"Kosovarët po ikin për dëshirë e jo për punë... Ata i kanë të ardhurat mesatare 600 euro".

Ky president, që deklaron kështu, i ka disa mungesa:

1. Është i sëmurë dhe nuk mund të gjykojë gjendjen;
2. Mbështetet në të ardhurat personale ditore që i ka ose
3. Ëndërron të ardhura të tilla.

Të ardhurat mesatare personale në sektorin privat nuk kalojnë 170 deri në 200 euro, ndërsa në sektorin publik ato shkojnë deri në 300 euro.

Duhet thënë gjithashtu se punëtorët në të dy sektorët nuk kanë sigurime pensionale e invalidore, sikundër as sigurime shëndetësore dhe mbrojtje në punë. 

Vdesin punëtorët në punë dhe nuk ka asnjë sigurim. As sigurimi shëndetësor nuk ekziston. Vetëm në vitin e fundit 2018 ishin mbi 37 veta që humbën jetën në punë dhe askush nuk dha përgjigje.

Familjeve nuk iu dha as pensioni familjar. I lanë si mos më keq.

Por, natyrisht se z. Thaçi këto nuk i di!?

S’ka se si t’i dijë!?

Ndoshta z. Thaçit i mungojnë të dhënat konkrete dhe ai mbështetet në të ardhurat e veta që i ka ditore dhe deklaron shifrën prej 600 euro.

E çka të thuhet z. Thaçi për ndihmat sociale prej 75 euro ose për pensionet e pleqërisë që nuk janë më shumë se 90 euro.

Po ku mbetën o z. Thaçi të papunët? Edhe këtu nuk ke të dhëna!!

Jo, nuk ke!

Turp!

Të papunët në Kosovë e kalojnë 35%. 

As edhe një mundësi të punësimit nuk e kanë. Ata nuk janë të klanit tënd, as të Isa Mustafës, të Fatmir Limës e të Kadri Veselit, sikundër dhe as të Qeverisë a të Shpend Ahmetit. Nuk i takojnë ndonjë partie politike. Janë qytetarë të thjeshtë, andaj po ikin jashtë për një jetë ku punohet dhe jetohet.

Ndërsa, Ju, z. Thaçi, kujdesuni për klanin, sepse atë vetëdije politike dhe shtetërore e dispononi. Ruani mirë vartësit, se ju duhen dhe punësoni këta.

Ky është turpi.