Qeveritë e liga dhe defektet e saj

Qeveritë e liga dhe defektet e saj
Qeveritë e liga dhe defektet e saj

Jashar Etemaj

  • 22 April 2019 - 08:39

Që nga rënia e regjimit totalitar në Shqipëri dhe prej periudhës së çlirimit nga Serbia, edhe në Kosovë, të gjitha qeveritë, pa marrë parasysh partitë, kanë qenë të preokupuara si të vetëpasurohen. Pasurimi i qeveritarëve gjithsesi i ka bërë dëm qytetarit duke e varfëruar atë, e duke e pasuruar pushtetarin.

Qeveritarët shpeshherë kanë qenë në gjendje të bashkëpunojnë me të huajt dhe armikun, në dëm të kombit që vetëm të vetëpasurohen Z akonisht, në sport rezultatet më të mira tregohen gjatë garave aktive. Sikur të ishte politika sport, politikanët tanë do të dilnin të fundit, si qesharak! Sepse kur e fitojnë të drejtën nga populli për të qeverisur shtetin, në vend që të gradohen mbi nivelin intelektual në politikëbërje, politikanët tanë e degradojnë veten nën nivelin intelektual.

Që nga rënia e regjimit totalitar në Shqipëri dhe prej periudhës së çlirimit nga Serbia, edhe në Kosovë, të gjitha qeveritë, pa marrë parasysh partitë, kanë qenë të preokupuara si të vetëpasurohen. Pasurimi i qeveritarëve gjithsesi i ka bërë dëm qytetarit duke e varfëruar atë, e duke e pasuruar pushtetarin. Qeveritarët shpeshherë kanë qenë në gjendje të bashkëpunojnë me të huajt dhe armikun, në dëm të kombit që vetëm të vetëpasurohen. Për të arritur këtë pasuri pushtetarët janë marrë me antivlera si me korrupsion, hajni, tenderizëm, nepotizëm e zhvatje. Të gjitha këto antivlera kanë ndikuar në rrënjë të arsimit, kulturës, drejtësisë dhe keqkuptimit të sistemit demokratik.

Në shoqëri moderne nepotizmi kritikohet si ves, ndërsa me këtë qeveri aktuale provohet të bëhet normë! Gerhard Schroder, sa ishte kancelar i Gjermanisë, kur e kishte takuar Sali Berishën e kishte pyetur se: "Çka je me profesion?", Berisha iu kishte përgjigjur: "Kirurg i zemrës!". Schroder iu kishte kthyer: "Çudi, një kirurg të merret me politikë! Në shtetin tim kirurgët i kanë pagat më të mëdha se presidenti!" Në habinë apo dyshimin e kancelarit Schroder, gjendet një ndër nyjat e sistemit oligark shqiptaë. Sali Berisha njihet si pionier i guximshëm kundër komunizmit. Ai u bë kryeministri i parë i Shqipërisë pluraliste në vitet 1992- 1997. Edhe ky u bë kryeministër si timokrat, duke përfunduar si oligarku më i pasur shqiptar. Sali Berisha sa ishte kryeministër nuk zgjodhi as mjete e as njerëz për t'u pasuruar në dëm të shtetit dhe të tjerëve!

Për ta mbajtur pushtetin oligarkik, Saliu i ka përdorur të gjitha metodat e liga, si familjarizimin, nepotizmin, tradhtinë (kur kemi parasysh shitjen e naftës, kur e tërë bota e sanksionoi Serbin gjatë luftës në Kosovë, Sali Berisha bënte tregti nafte me Serbinë) zhvatjen, korrupsionin e sidomos gjuhën ofenduese ndaj oponentëve politik. Presidenti historik, siç kemi dëshirë t'i themi Ibrahim Rugovës, ndryshon pak nga Sali Berisha. Rugova nuk ishte ofendues po as i korruptuar si Sali Berisha. Po, as Ibrahim Rugova nuk ka dhënë shembuj të mirë politik për të ndryshuar mentalitetin e politikës oligarkiste! Shtëpinë e tij në Velani që shpesh pohonte, se ma kanë mbaruar qytetarët me iniciativën e tyre.

Ka mundur edhe Ibrahim Rugova me vetë-iniciativë ta jepte si shtëpi për qëllime presidenciale, për t'u përdorur vetëm nga presidentët e ardhshëm. Përkundrazi, ajo u bë pronë e trashëgimtarëve të Ibrahim Rugovës. Pas vdekje së presidentit Rugova, në Kosovë, sidomos nga LDK-ja dhe PDK-ja, u zhvillua edhe më shumë timokratia dhe oligarkia. Partia e LDK-së, frymën e Rugovës dhe përvojën si parti e parë pluraliste, e ka përdorur për të fituar pushtet! Përderisa, PDK-ja në krye me Hashim Thaçin i ka përdorur vlerat e luftës, njësoj si LDK-ja, për të ardhur në pushtet.

Rrethi vicioz i LDK-së dhe ai i PDK-së, sa herë kanë qeverisur shtetin, janë pasuruar, duke u korruptuar, vjedhur e zhvatur, jo vetëm ata, por edhe vëllezërit e tyre, djemtë e tyre, kushërinjtë e tezakët e tyre, i kanë pasuruar në të njëjtën mënyrë. Edi Rama na shfaqet tipik si omnipotent Zakonisht, në sport rezultatet më të mira tregohen gjatë garave aktive. Sikur të ishte politika sport, politikanët tanë do të dilnin të fundit, si qesharak! Sepse kur e fitojnë të drejtën nga populli për të qeverisur shtetin, në vend që të gradohen mbi nivelin intelektual në politikë bërje, politikanët tanë e degradojnë vetën nën nivelin intelektual. Shpesh herë ky vetë degradim kalon në omnipotencë.

Shumë politikanë e burrështetas sharjet, fyerjet e ofendimet i marrin si aftësi politike, duke menduar që në këtë mënyrë do i arrijnë të gjithat. Kjo dukuri filloi në Shqipëri me Sali Berishen, Fatos Nanon, Edi Ramën, duke u kopjuar edhe nga politikanët e Kosovës. Lista, si në Shqipëri dhe Kosovë, do ishte e gjatë po ti përmendsha të gjithë këta omnipotenta! Edi Rama na shfaqet tipik si omnipotent. Ai i thotë sojzis së tij, Sali Berishes (sojzi-për ka mënyra e shprehjes), "Ia hangsh gruas time atë që nuk hahet!". Edi Rama, e di që këtu nuk kemi të bëjmë me lirinë e fjalës, por me ofendim. Madje ofendim, nën nivelin e çdo rrugaçi, e lëre më të një politikani intelektual. Sali Berisha merret me politik ofenduese para Ramës. Edi Rama, duke qenë i vetëdijshëm për këto vese të Saliut, dhe i preokupuar moralisht, gjithnjë se si mendon logjika e turmës, ai vepron jo moralisht duke ia kthyer me të njëjtën gjuhë.

E kur turma i duartroket këtij teatri, për një njeri të ndërgjegjshëm parashtrohet pyetja: "Nga ku do të filloj ndërgjegjësimi, nga turma apo nga politikanët, nga poshtë apo nga lartë!". Në Kuvend, aty ku duhet të ishte si shembull kultura e debatit, shohim dhe dëgjojmë çdo herë antidebat. Me një fjalë, kuvendi është i mbushur me fanatik që përgojojnë, injorojnë e ofendojnë.

Kjo omnipotencë s'ka të ndalur! Shumë kush ka pritur që Lulzim Basha, si politikan i ri ta ndryshojë retorikën e të shprehurit, por ai përkundrazi e bën të kundërtën - gërbulët edhe më keq se pararendësi i tij Sali Berisha. Shumë kush ka shkruar për nepotizmin, korrupsionin dhe hajnin. Kujtoj, se një ndër veset që dëmton demokracinë dhe shoqërinë tonë është edhe aderimi. Kam vënë re që aderimet bëhen pak para se t'i bjerë mandati një qeverie. Kur një parti politike del e para, apo e dyta në sondazhe. Rasti i aderimit të Donika Kadaj- Bujupit nga AAK-ja ndodhi dy apo tri ditë para se të votohej demarkacioni me Malin e Zi. Donika, sa ishte në LVV, qe shumë e zëshme kundër demarkacionit. Kur sërish aderoi në AAK, Donika ndryshoi mendim, e votoi demarkacionin si deputetja e 80-të, ku 11 ishin kundër. Askush nuk mund ta bindë një njeri racional, që Donika bëri kthesë për shkaqe apo principe ideale kur dihet që partia e AAK-së ishte në qeveri. Shumicës së aderuesve nuk ua ka pa hairin as partia e origjinës, e as partia ku kanë aderuar. Aderuesit duken si biznesmenë pa ideale, të cilët gjahtojnë për tenderë e jo për ide e vlera politike. Sikur të iniciohej një ligj për aderime politike, si p.sh. ata që aderojnë nuk kanë të drejtë të merren me politikë një vit, kjo metodë do e parandalonte aderimin tregtues.

Ky ligj do fisnikëronte tregun politik. Sepse, atëherë gjatë aderimeve (nëse do kishte) do dilnin në pah orientimet politike e jo përfitimet politike. Në fillim të këtij viti bisedova me një shok për dukurinë e aderimeve dhe për ata që luftuan në UÇK. I them se shumica e atyre që luftuan në UÇK ishin patriotë idealistë. Shoku m'u përgjigj: "Se të mbrohesh/luftosh është instinkt themelor!". Kjo përgjigje e shokut tim më bëri të mendoj, të pyes dhe të lexoj. Më në fund erdha në përfundim: të luftosh/mbrohesh është instinkt themelor, por të luftosh për ideale është njerëzore! Pas lufte u pa se kush luftoi nga shkaku i instinktit themelor dhe kush nga arsyeja ideale. Fatkeqësisht, unë nuk njoh politikanë idealistë Ramush Haradinaj u bë kryeministër shkaku i kauzës kundër demarkacionit me Malin e Zi. Ai, jo vetëm që e udhëheq shtetin pa këtë kauzë, por Ramushi dhe tërë deputetët e AAKsë, më 21 mars 2018 votuan pro demarkacionit me Malin e Zi. Parashtrohet pyetja: "A ka ideale këtu!?". Po, ka idealist! David Cameron, kryeministri i partisë konservatore në Mbretërinë e Britanisë së Madhe, kur qytetarët anglezë votuan pro Brexitit, Cameron dha dorëheqje, edhe pse populli prapë e donte si kryeministër. Ndër ata që i bën lutje të vazhdonte postin e kryeministrit ishte edhe Tony Blair. Cameron edhe para se të votohej Brexiti kishte pohuar se në rast se votohet për dalje nga BE-ja, unë nuk do ta qeveris shtetin! Është i njohur ai fjalimi i Cameronit me 23 qershor 2016, ku thotë: "Unë do të mundohem që anija të qëndrojë në kurs të fuqishëm, mirëpo unë nuk dua të jem ai kapiteni, i cili do e drejtojë anijen në portin tjetër". Ne kemi shumë luftëtarë idealistë, si në Kosovë po ashtu edhe diasporë, të cilët pas luftës iu kthyen profesioneve që i kishin pasur më parë.

Njoh shumë nga këta idealistë që as sot nuk kanë bërë kërkesa për pensione e as që kanë kërkuar t'u njihet statusi i veteranit, vetëm që mos t'i bëhen barrë shtetit për të cilin kishin luftuar. Fatkeqësisht, unë nuk njoh politikanë idealistë të cilët që nga koha e pluralizmit të kenë kërkuar dorëheqje për principe apo ideale, siç është rasti i David Cameron. Kjo qeveri aktuale për nepotizmin, flet si të ishte privilegj që mundësinë e legalizimit të tij e kanë vetëm ata që qeverisin. Dy deputetët e AAK-së dhe një i NISMAS haptas thanë se ne jemi në qeveri dhe ne i punësojmë tanët, familjarët. Me siguri në ato fakultete ku kriteret janë rigoroze për t'u regjistruar, si në mjekësi e arkitekturë, të drejta e regjistrimit do të rezervohet në radhë të parë për pushtetarët dhe familjarët e tyre. Kemi raste ku studentët, edhe pse i kanë plotësuar kushtet e regjistrimit, nuk kanë mundur të regjistrohen në fakultetin e Prishtinës për shkak të nepotizmit apo urrejtjes ndaj prindërve të studentit. Disa studentë të cilët kanë pas mundësinë të studiojnë jashtë, kanë studiuar. Kemi raste që kur i kanë kryer studimet, kanë vazhduar jetën në shtetet perëndimore. Ata që nuk e patën mundësinë mbetën vetëm me shkolla të mesme.

Çfarë diskriminimi! Dallimi i vetëm nga okupuesi serb është se këtë padrejtësi po e bëjnë tanët, shqiptarët. Madje mu pse e bëjnë tanët, ata kërkojnë mirëkuptim nga qytetari që mos të ankohet apo rebelohet! Edhe pse jemi të diskriminuar! Këshilltari i kryeministrit Halil Matoshi, sa ishte publicist, ishte shumë i preokupuar me ndarjen e pushtetit. Po i njëjti na sugjeronte se kontrollet dhe impulset shoqërore nuk do të ishin të mundura sikur pushteti të ishte i koncentruar nga një dorë e hekurt. Tash, Halili, duke mos e respektuar rolin e ndarjes së pushtetit, e luan rolin e agjentit të AKI-së, kur pohon: "Shpërngulje të popullatës nuk ka, kjo është vetëm propagandë ruse!". Sipas shtypit ditor të datës 11.04.2019, vetëm në komunën e Pejës gjatë këtij gjysmëvjetori shkollën e kanë lëshuar 140 nxënës. Madje ka lagje të boshatisura në Pejë dhe në tërë Kosovën. Shumë paralele të klasave nëpër shkolla janë mbyllur për shkak të numrit të pakët të nxënësve! Duhesh të jesh i ligë për të kumtuar lajme dezinformuese për çështje të dhimbshme siç është shpërngulja! Në vend që të studiohen shkaqet dhe pasojat e shpërnguljeve me qëllim parandalimi, Halil Matoshi dezinformon aq ligë e në mënyrë "patriotike" saqë mundohet t`ua mbyllë gojën medieve, shoqatave civile dhe opozitës. Arsyetime se ne nuk jemi shtet policor për të ndalur lëvizjen e lirë, nuk qëndron, kur dihet se një masë e madhe e të ikurve po e lënë vendlindjen sepse kjo politikëbërje iu ka vrarë shpresën. Si përfundim! Nuk mund ta di se çfarë ju ka përgjigjur Sali Berishës kancelari Schroder! Sikur Gerard Schroder të më pyeste mua, sot, do t'i përgjigjesha: "Se politika është ende biznesi më përfitues".

E , sidomos kjo vlen për ata që janë në pushtet. Ende në shtetet tona (Shqipëri dhe Kosovë), presidenti dhe kryeministri e kanë pagën më të madhe se kirurgu. Kjo politikë dhe ky fenomen (fenomen për ju, e jo për ne) është kështu që nga fillet e pluralizmit në Shqipëri e në Kosovë! Më tutje do t'i thosha Schroderit: "Edhe ne si popull e dimë çka është e mira, apo arsyeja e shëndoshë për një shoqëri! E mira në shoqëri kultivohet nëpërmjet dialogut kritik!

Oligarkia mbahet dhe udhëhiqet nga pasuria, në vend të ekspertëve profesionalë! Ne e dimë që oligarkia nuk mund të ekzistojë si një shoqëri, po si dy shoqëri në luftë të përhershme brenda shtetit, në mes të pasurve dhe të varfërve! Z. Schroder, jemi varfëruar tej mase, saqë nuk po kemi fuqi për t'i luftuar! E, lufta e vetme na ka mbetur të ikim nga Kosova! Të vetëdijshëm se pa ne, edhe oligarkët do të bien! Z. Schroder, e vetmja alternativë dhe shpresë për të ndalur këtë trend të ikjes na ka mbetur që shtetin ta udhëheqë LVV-ja. Kjo parti është më e pakorruptuara dhe shpresa e fundit për të qeverisur ndryshe! Në të ardhmen, nëse edhe nga kjo parti kirurgu paguhet me pak se kryeministri, atëherë vaji halli për ne!" 

(Kosova Sot)