Jeta dhe dëshmia e don Lorenc Sopit, një shembull i mirë për kishën, shqiptarët e njerëzimin vullnetmirë

Jeta dhe dëshmia e don Lorenc Sopit, një shembull i mirë për kishën, shqiptarët e njerëzimin vullnetmirë
  • 21 maj 2019 - 17:29

Të shkruash për një personalitet të vyeshëm dhe të virtytshëm të fesë e kombit siq është don Lenc Sopi, jo se nuk ke çfarë të thuash, shkruash por qe ke aq shumë të vështirë sa qe vertetë po e themi se nuk dinë se si të i'a nisësh e mbarosh.

Ndaj sot, po e themi me konkret në ciësin e një gazetari të pavarur, se këtë shkrim e kam realizuar në kuadër të 60-vjetorit të lindjës së don Lenc Sopit, dekan i dekanatit të Pejës e famullitar i Kishës "Zoja e Këshillit të Mirë" në Klinë, ndaj edhe shfrytëzova rastin të bëjë një përshkrim modest dhe të shkurtër e biografik për jetën dhe veprën e këtij meshtari, vizionar, modest, të urtë, bujar, fisnik, të dashur, i afërt e largpamës tipik i sojit të një françeskani e diplomati me vlera shumëdimensionale dhe tejët i formuar dhe i avancuar.

Don Lorenc Sopin apo don Lencin, ashtu siç e njeh regjioni i Dukagjinit, Peja, Lugu i Drinit-Klina, Repubilka e Kosovës e mergata të të cilin e vlerësojnë jashtëzakonisht dhe e çmojnë të gjithë shqiptarët pa dallim besimi, atë e nderojnë për faktin se don Lenci njihet jo vetem si misionar-meshtar e dekan e dekantit të Pejës, por edhe si një njeri i dashur dhe i afërt i ish/presidentit historik, dr. Ibrahim Rugovës dhe si një veprimtar të çmuar që dhënë një kontribut të madh në Pejë aty gjatë vitëve ’90-ta, gjatë luftës dhe më pas, duke u gjend për afër pranë secilit njeri vëlla, tamam në portretizim të shëmbelltyrave ungjillore, atdhetare e njerëzore.

Vlenë të potencohët se ishte bashknismetar i themelimit të Shoqatës Humanitare Bëmirëse “Nënë Tereza” dega në Pejë, i cili ju dha ndihmë nxënësve shqiptar të helmuar nëpër shkolla mu atherë kur politika çubrilloviqiane e pasardhësi i tij millosheviqi bënte segregacion-diskriminim ndaj shqiptarve të pambrojtur. Disa vite gjatë viteve ’90-ta, kreu edhe detyrën e sekretarit dhe më vonë të kryetarit të Shoqatës Humanitare Bëmirëse “Nënë Tereza” dega në Pejë. Kontributi i tij ishte është dhe mbetët i pashmangshëm në organizimin e jetës baritore, ndërtimin e kishave, kapelave të famullive aty ku shërbente si në famullinë e Pejës njëashtu edhe të Klinës.

Ishte edhe personaliteti kyç administrativ i cili u mor me planin dhe ndoqi në mënyrë shëmbullore procedurat mbi ndertimin e Katedralës ‘Shën Tereza” në Prishtinë, Katedrale e shuguruar nga Kardinalit Ernest Troshani, ndaj edhe veq tjerash pak ditë para shugurimit të katedralës permes mediave botërore e vëndore don Lenci kishte potencuar duke thënë: “E konsideroj këtë ngjarje shumë të rëndësishme për gjithë popullin shqiptar, andaj kremtimi për shugurimin e katedrales “Nënë Tereza” do të fillojë më 26 gusht, në ditën kur është edhe ditëlindja e Nënë Terezës, pikërisht në ditën e gurthemelit të ndërtimit të Katedrales me takim nga ora 18:00, në Katedrale në Lutje e Meditime mbi Nënën Terezë. Kjo jo vetëm se do të ndodhë në Prishtinë, por sigurisht që të gjithë ftohen që të marrin pjesë në Prishtinë, ndërsa për të gjithë të tjerët do ta kenë mundësinë që të njëjtën gjë për të bërë në bashkësitë e veta katolike, të shpërndarë në të gjithë Kosovën nëpër famullin tonë“, tha në permbyllje të fjalës së tij, don Lenc Sopi, dekani i dekanatit të Pejës.

Biografia: Don Lenc Sopi, rrjedh nga një familje e martirizuar për atdhe e fe, me ndjenja të fuqishme fetare e atdhetare ndaj të të cilit edukimi i tillë ndikoi në zhvillimin dhe percaktimin e tij shpirtëror, kombëtar e njerëzor. Don Lenci, u lind me 21 maj 1959, në fshatin e tij në Binçë të Vitisë, i cili që në përfundimin e shkollës fillore, largohët nga vëndlindja për të ndjekur shkollimin e tij (për meshtar-misionar) në gjinmazin klasik në seminarin "Paulinum" Suboticë ku pas mbarimit të gjimnazit klasik vazhdon dhe e perfundon me sukses të shkelqyeshëm fakultetin filozofik e teologjik në "Kaptol" të Zagrebit në Republikën e Kroacisë. Shugurohet si xhakon në Katedralën e Zagrebit, ndërsa më 12 korrik 1986, shugurohet për meshtar në Binçë, që do të thotë se Kishës Katolike në Kosovë iu shtua një meshtar i ri me vlera shumëdimensionale fetare, atdhetare e njerëzore.

Me vendimin e ipeshkvit, Prizren Shkup, imz. Joakim Herbut (14 shkurt 1928 – 15 pril 2005 ) për 15 muaj radhasi për herë të parë merr cilësin e kapelanit në Kishën e "Shën Gjon Pagëzuesit" në Zllakuqan që do të thotë se ishte ndihmës i meshtarit të atherëshëm don Mark Sopit ( të përhirshmit, ipeshkvit të Dioçezës së Kosovës ) ndërsa më vonë transferohët për 15 muaj të tjerë si kapelan në kishën " Shën Katarina" në Pejë si ndihmës i tashmë të amshueshmit, dr. don Gjergj Gjergji, që do të thotë se me një urdhër tjetër nga Shkelqësija e Tij, imz. J. Herbut, në nëntor të vitit 1988, për here të parë merr detyrën e tij të famullitarit kryesor të kishës ku kishin sherbyer shumë klerik ma me zë të kauzës kombëtare e të krishterimit si: fra Lorenc Mazreku, fra Bernard Lupi, fra Luigj Palaj-Sopi, fra Shtjefën Gjeçovi, don Marjan Glasoviq, don Rrok Matej etj. Në shtator të vitit 2007, me një vendim të ipeshvit të dioçezës së Kosovës, imz. D. Gjergji, merr timoni e famullisë " Zoja e Këshillit të Mirë " në Klinë, i cili vertetë në mënyrë të shkelqyer kryen detyrën e meshtarit dhe të dekanit të dekanatit të Pejës, në sherbim të njeriut vëlla dhe në jetësim të ungjijve profetik kishtar.

Ndaj e falënderojm Zotin për dhuratën e një meshtari të veçantë të Kishes sonë dioqezane, si dom Lorenc Sopi, i cili me veprimtarinë e tij meshtarake tamam po e dëshmon Ungjillin e Krishtit në jetësim të shëmbelltyrave Kristiane të vëllazërimit dhe të pajtimit. Zoti e bekoftë me të mirat e veta!!! Gëzuar Don Lenc ditëlindja e 60-të, shëndet…!!!

(Kosova Sot Online)