Pankartat e shkruara "Së pari Sllovenia e jo Shqipëria..."

Pankartat e shkruara
Pankartat e shkruara

Qazim Thaçi

  • 22 May 2019 - 16:42

Proklamimet e shtetit mik të Sllovenisë kanë irituar tej mase kosovarët

Edhe pse u munduan që kosovarët ta kalojnë me lehtësi njërin nga pankartat e shkruara në Slloveni para pak ditësh " Së pari Sllovonia e , jo Shqipëria duaje shtëpinë" që ishte një pankartë fyese "Najprej Slovenia, Ne Albanija voli dom!" që në vete ka pasur një rrëshqitje që ka prekur rëndë shqiptarët e këtu padyshin kosovarët, Sepse Kosova e po kështu edhe Shqipëia e kanë konsideruar si njërin nga shtetet mike të shqiptarëve, Sepse, ishin ata shkëndijat e para të lirisë së Kosovës të shprehura në Slloveni. Kur nisi me rastin e deputetëve të 2 Korrikut që gjetën shtrehë në Slloveni tek shqiptarët e atjeshëm. Andaj, ishte pikërisht ky shtet që u bë strehë e shumë atdhetarëve kosovarë. Në Republikën e Sllovenisë, ashtu sikurse në shumicën e vendeve, kemi një mërgim të hershëm të shqiptarëve, sidomos nga trevat e Kosovës. Këtu shqiptarët janë prezentë thuajse menjëherë, diku pas luftës së Dytë Botërore, domethënë që nga koha e krijimin e shtetit Jugosllavë, në të cilin shtet bënin pjesë si njësi përbërëse, Sllovenia si Republikë ndërsa shteti i Kosovës, si krahinë autonome. Nga atëherë, gjendja e rëndë ekonomike dhe më vonë, edhe politike, i detyroi shqiptarët të kërkojnë dhe gjejnë kushte më të mira jetese në këtë shtet, i cili që nga fillimi dallohej për nga standardi jetësor,në krahasim me njësitë tjera të ish federatës Jugosllave.

Image

Në fillim, kishim një numër të vogël të punëtorëve krahu në Slloveni, mirëpo keqësimi gjithnjë e më i keqi gjendjes politike në Kosovë,bëri që numri i shqiptarëve atje të rritej.Por,Sllovenia u bë strehë edhe intelektaule.Një kohë kaloi në Lubjanë të Sllovenisë edhe ideologu i lirisë së Kosovës Ukshin Hoti,ku botoi " Alternativën" e cila botohej në gjuhën shqipe në kuadër të shoqërisë shqiptare "Migjeni",në Slloveni.Më pas Ukshini në Lubjanë e boton gazetën "Demokracia autentike"me Rexhep Hotin e Bislim Elshanin.Kjo ishte ajo Sllovenia pastaj,që mbeti shkëndijë e ndezur për shqiptarët kudo. Por,kjo pankartë e shkruar aq shumë e degradoi rëndë këtë miqësi saqë disa nga qytetarët të indinjuar thanë se tashmë kjo po i ngjanë njësojë si dikur Serbia kur filloi me panakarta të këtilla nacionaliste e më vonë kaloi deri në ato shovene.Mirëpo,kjo lidhje e hershme me Sllovene dhe shqiptarët tashmë ka eskaluar dhe disa qytetarë të indinjuar thonë se masat e sanksioneve duhet ti vendosen edhe Sllovenisë nëse vazhdon kështu, Sepse miku në ditë të vështirë duhet të ruhet dhe të kultivohet kjo traditë .

Por, të shpresojmë se vetë shteti Slloven dhe vetë populli i Sllovenisë të demaskojë këto pankarta,sepse nuk sjellin frymë që i duhet kësaj pjesë të Ballkanit e të Evropës.Sepse Sllovenia nuk duhet të jep shenja të Serbisë dhe shenja fobie kundër shqiptarëve të cilët besohet se kanë shërbyer denjësisht në Slloveni si një një vend mik të tyre.

(Kosova Sot Online)