PDK vs LDK

PDK vs LDK
PDK vs LDK

Haki Abazi

  • 17 June 2019 - 13:18

PDK

100% Kryetar, as kundër kandidat e as kundër votues. Kjo d.m.th biletë falas për Hagë. Thënia famoze e Thaçit për ambasadorin: Merreni Kadrin...

PDK është një klub i interesit që në kokë ka krimin e SHIK dhe bandën e e PRONTO’s. Ky formacion mbi politik e mbi drejtësi është duke e mbajtur peng të ardhmen e Kosovës duke interpretuar partinë politike si instrument kontrollit dhe të justifikimit dhe mbrojtjes nga krimi.

LDK

Ata që thyejnë e godasin me karrige në stadiumet sportive quhen huliganë. Lëreni lojrat e turpit dhe këto veprime që e bëjnë votuesin të gërditet edhe më tepër. Nëse jeni masha e PDK-së përbrenda LDK-së, kish qenë më mirë me kuptu që e fundi vije me shumë dhimbje.

Nëse jeni veç përkrahës e bukën e keni nga politika mendoni që një ditë keni me mbet edhe pa bukë edhe pa politikë sepse jeta nuk është konflikt karrigesh.

Kthehuni të puna, debati i shëndoshë konstruktiv dhe tek arsyeja njerëzore. Këto pamje nuk i kanë hije një partie që ka 30 vite.

(Kosova Sot Online)