A i duhet LDK-së LVV-ja ?

A i duhet LDK-së  LVV-ja ?

Qazim Thaçi

  • 19 qershor 2019 - 09:17

Nga themelimi i LDK-së, pra nga viti 1989 deri në 1999 shumica e shqiptarëve të Kosovës e bile edhe të tjerë si boshnjakë e turqë ishi anëtarë të lëvizjes Lidhja Demokratike e Kosovës, Aty ishin anëtarë të thuash shumica e atyre veprimtarëve atdhetarë si demokratë .Pastaj nga lëvizja ilegale e ish komunistë që ishin të bindur se kjo lëvizje gjithë popullore mund ta nxirrte nga korniza e mbërthyer e ish Jugosllavisë Kosovën e tyre.

Ky fakt ishte dhe i dha mundësi bie fjala që aty të ishin,/ kërkojë ndjesë" që po akcentojë emëra si Ibrahim Rugovën,e Hydajet Hysenin me Isa Mustafën, Apo Eqrem Kryeziun kryengritës shpirtëror kundër robërisë dhe mua, psh ish nxënësin e tij,apo siç do të thoshte prof Eqremi vogëlsin time.

E gjithë kjo për t'a bërë një subjekt politik që t'a demokratizuar vendin e mbi të gjitha ta lirojmë nga skallavërimi klasik i Serbisë.Pas vitit 1999,kur Kosova u çlirua të thuash se devotshmëria për të aderuar në LDK pati hepime siq do të thoshte Lasgushi. Por, tani disa nga ish komunistët si Isa Mustafa, u treguan më shumë të devotshëm dhe miltantë duke mënjanuara emëra meritor të LDK së,unë përsëri po kërkojë ndjesë,por,po veçojë dy nga këta Dr Eqrem Kryeziun e Dr Milazim Krasniqin. Dhe ky rrugëtim erdhi deri në këtë vit e në këtë qershor 2019, kur LVV për një kohë të gjatë kurseu fjalë e bile edhe veprime agresive në adresë edhe në shtëpi të Isa Mustafës për të gjuajtur fjalë, gurë e më shumë se kaq.

Por, ja që politika kosovare është, e po tregohet kaq oportune saqë ka vetëm një arsyetim interesin, tjerat sipas kutit dhe mundësive. Çfardo të shkruhet e të thuhet posa të diskutohet lidhur me politikën tashmë në Kosovë po nënskuptohet mashtrimi gënjeshta për fat të keq.Një miku im këtë ma konfirmoi shumë çuditërisht tha, kur një nënë, paraqitet se do njërin nga famijët e sajë më shumë p.sh. për shkak të shëndetit më të lig, reagohet se po bënë politikë. Pra edhe në këtë kontestë po nënkuptohet se politika është një mbërthyes i gënjeshtrës, Pastaj, për fat të keq Isa Mustafa, qëlloi edhe tek "kryet e lugut" të 3 për qindshit, Por, tani athua se sheh bashkimin e dy subjekteve politike të majtën e të djathën si zgjidhjen e së ardhmes???!!!. Ose kjo është pengesa më e madhe e politikës kosovare se ende nuk ka profilizim brtenda-partiak, Sepse nuk mund të identifokohet e majta e as djathta.

Ndoshta mosprofilizimi edhe i vetë anëtarëve brenda një subjekti politik po sjellë keqkuptime të rënda, është shumë e befasishme se në LDK tani e sa kohë u bë që në kuvende zgjedhore të flutrojnë karrigat, Por, kam bindjen kjo s'do të ndodhë në asnjë variantë na Prizrenin e traditës, jo se këtu krahi i Vjosa Osmanit ka tolerancë e influencë, Por, se prizrenasit vetë janë njerëz me kulturë, LDK partia e parë demokratike,parti e traditës,por, flutirimet e karrikave nuk janë të natyrës së LDK-së .

Andaj e gjithë kjo duket ogurzi për skënen politike, analistë e stjudues tani më po mundohen edhe të gjthë këtë diganozë, Por, jam i bindur se do të tejkalohet edhe kjo, Por,pastaj përbashkimi i subjekteve të paralajmëruar LDK- LVV për kooalicon para zgjedhor do të ishte për studim më të gjatë, Ata që e njohin poltikën mirë brenda këtij subjekti politik adresojnë ankesa të pafundme në adresë të Isa Musatafës. Por, kjo mbetet të shihet dhe pastaj të konstatohet fakti.

Ata thonë se Mustafa ka prioritet interesin. Këtë mendim në kushte anonimeti e thanë zyrtarë të lartë të LDK-së, por kjo nuk vlenë me anonimitete, ata duhet të dalin e ta thonë e faktojnë nëse kjo është kështu, e jo në adresë anonime ta quajnë herë kal troje e herë interestarë. E gjithë kjo duhet të dalë publikisht .

(Kosova Sot Online)