Jetimi fajtor?

Jetimi fajtor?
Jetimi fajtor?

Haki Abazi

  • 19 June 2019 - 10:38

E vërtetë, populli shqiptare është jetim dhe është fjator për ata që ka zgjedhur si përfaqësues, por faji nuk është jetim. Rama ka larguar Ditmir Bushatin nga inistri i Punëve të Jashtme në momentin më kritik të Shqipërisë në procesin e përafrimit të qëndrimeve për hapjen e negociatave me BE.

Ky veprim përveq që është i pamatur ka qene mungese e plote e njohjes se proceseve ne Bruksel dhe anetareve te BE. Rama eshte poashtu eshte fajtor per perplasjen dhe polarizmin me opoziten duke provokuar dhe perdorur gjuhen e urrjetjes, nenqmimimit dhe hedhjes benzine ne flaken e nje zjarri qe eshte ndezur ne vazhdimesi nga mungesa elementare e kultures se debatit demokratik ne Shqiperi.

Vertet nje kazan i zhurmes shurdhonjese ku zyrtaret qeveritare dhe mediat e kontrolluara kane autoparlant dhe kontrolle strikte. Rama therret redaktoret ne telefon the tregon se kush mund e kush nuk mund te jete ne intervsita ne Tirane. Kjo eshte e papare per nje vend qe aspiron te hape negociatat me BE. Kjo eshte semundje qe nuk sherohet duke hyre ne BE. Rama ose duhet te kthej Bushatin si minister ne shenje te kerkim faljes ose duhet te marre persiper pergjegjesine per deshtimin dhe te jap doreheqje. Edhe ashu pas pergjimeve nuk e di se cfare pret. Shqiperia nuk ka nevoje edhe per nje seri episodash te 1997 per te treguar qe ne fakt per interesa politikanesh digjet vendi.

Nëse nuk jeni të denjë të lëvizni të lirshëm pse do të ishim të denjë për një marrëveshje pozitive me Serbinë?!

Pa habi edhe premtimet per heqjen e vizave per te saten here dolen te paverteta, si duke BEs nuk po i behet vone per shampanjat qe po i hapin ne Kosove zyrtaret e qeveritaret, zaten cka tjeter dine. Ne BE jane bindur qe politikanet Kosovar jane te dehur tanime nga keto ngjarje festimi te liberalizimit fiktiv te vizave per Kosovaret.

A nuk është ky momenti për të thënë sa te pa denje jane ky grumbull cubash qe shpenzojne me miliona euro nag taksat e qytetareve per te prodhuar genjeshtrat me te qoroditura per me shume se nje dekade. Nuk majfton qe te hahen thonjet ne menyre neurotike per t'i falur keta njerez qe jane duke manipuluar me fatin e qytetarit dhe vendit. Paramendojeni qe keni perfaqesues qe me shume se 15 vite flasin per liberalizim dhe asesi te dalin nga justfikimi qe kane permbushur kriteret ndersa nje dite para se te merret vendimi publikisht deklarohen se do ta luftojne korrupcionin qe poashtu eshte kushti kryesor per liberalzim. Dhe ne fakt hipokrizia arrine kulmin qe njeriu qe konsiderohet nder me te korruptuarit ne Kosove do ta luftoje korrupcionin. Kjo percillet me nje te qeshur te madhe neper zyrat e BEs dhe vendeve anetare.

BE eshte duke derguar sinjalin e qarte qe keta qe jane ne qeveri jane te padenje per te marre dhuraten e liberalizimit te vizave dhe qe te realizojne deshiren e tyre per ta zbrazur Kosoven nga te rinjet qe do te votonin ndryshe dhe kunder tyre. Ne kete gjendje tarifat ndaj Serbise si forme e presionit perderisa ka nisma te tjera paralele, duket manovrim i pavolitshem i nje qeverisje pa agjende dhe pa drejtim perveq anes se konsumit popullist. Zgjedhjet demokratike jane te domosdoshme per te dale nga vetizolimi dhe lojrat e turizimi i kot politike i percjellur me selfie irrituese nga takimet boshe.

Dhe per ta perpalsur nje shuplake fetyres, Maqedonia e Veriut perpak sa nuk mori mendimin pozitiv duke lene Shqiperine mbrapa dhe Kosovene e izoluar. Presidenti i MV Pendarovski tha hapur, lereni Shqiperine se ata kane probleme. Ky presidenti qe perfaqeson nje shtet te ccilit kombi i eshte formuar me 1945 dhe eshte zgjedhur fale Shqiptareve te MV- ju perplasi fetyres Rames, Thacit...dhe jo vetem.

(Kosova Sot Online)