Rektori Ejup Statovci u bë shebull frymëzues për të gjithë studentët

Rektori Ejup Statovci u bë shebull frymëzues për të gjithë studentët
Rektori Ejup Statovci u bë shebull frymëzues për të gjithë studentët

Ragip Guraziu

  • 22 October 2019 - 16:30

Për këtë shembëlltyrë u desh të vije viti 2018 për të dekoruar presidenti Hashim Thaçi, në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës-rektorin,Ejup  Statovcin që ishte në krye të protestave  masive më 1 tetor 1997, me Medaljen Presidenciale Jubilare të ( pas vdekjes).

Po, Thaçi ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë ish-rektorin e Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci (pas vdekjes). “Për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën akademike, si drejtues i Universitetit të Prishtinës në periudhën e viteve të 90-ta, sot me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë e dekorova ish-rektorin Ejup Statovci (pas vdekjes). Profesori Statovci u vu në krye të protestave masive më 1 tetor 1997 dhe u bë shembull frymëzues për të gjithë studentët”, patë shkruar Thaçi në një postim në “Facebook”. Ejup Statovci ishte Profesor në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Juridik dhe Rektor i Universitetit të Prishtinës prej vitit 1991 ,ka përfunduar ai.

 

A mendoi presidenti THaçi dhe institucionet tona shtetërore se u bë bollë për Statovcin me një medalje presidenciale-dhe kaq?!

 

 

Në përkujtimin e rektori Ejup Statovci në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta 17 orë më herët “Universiteti është me studentët dhe studentët janë të universitetit'', kështu  ishte me të vërtet,dhe rektori -profesori Ejup Statovci në demonstratat e vitit të 1997 -tën,nuk ishte tani vetëm i studentëve por i gjithë kombit shqiptarë,kështu u bë bujë vepra e tij në gjithë botën.

 

 

Ndryshe në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta, është përkujtuar sot rektori i Universitetit të Prishtinës, profesor Ejup Statovci. Në një orë përkujtimore, të organizuar nga Parlamenti i Studentëve të Prishtinës, ku u tha se Statovci vazhdon të mbetët shembull për secilën gjeneratë, për shkak të angazhimit të tij për arsimim shqip dhe liri e pavarësi të Kosovës. Ejup Statovci, rektori që udhëhoqi Universitetin e Prishtinës në një periudhë mjaft të vështirë për Kosovën, u përkujtua këto ditë si një intelektual me angazhim të vazhdueshëm për Universitetin e Prishtinës dhe lirinë e shqiptarëve.

 

Në orën përkujtimore të organizuar nga Parlamenti i Studentëve të Prishtinës, profesori Avdullah Aliu, bashkëpunëtor i rektorit Statovcit, tha se miku i tij u angazhua edhe për aktivitete që kishin qëllim barazinë. Sipas tij, ''profesor Statovci, me rolin e tij në Universitetin e Prishtinës dhe punën e tij të vazhdueshme shënoi histori. Ai tha se Statovci mori përgjegjësi për fillimin e punës së procesit mësimor në kushte të jashtëzakonshme, duke pranuar postin e rektorit në vitin 1991 deri më 97, duke qëndruar në krye të universitetit në kohën më të vështirë për të dhe për Kosovën''.  “Profesor Statovci në mënyrë të shkëlqyeshme hyri në botën e ndërlikuar të drejtësisë, e adhuronte punën shkencore duke zbuluar të gjitha fshehtësitë e saj, optimizmi dhe entuziazmi i tij për punë shkencore dhe kombëtare ishin prezent deri në momentin e fundit të jetës së tij.

 

 

Krijimtaria profesionale e shkencore e tij ka një kontinuitet dhe nuk ndryshoi pamarrë parasysh ndërlikimet politike, profesor Statovci si një profesor i njohur në lëminë e tij, kontribuoi edhe në afirmimin e kuadrove të reja duke u ndihmuar në studimet post-diplomike dhe në doktoratë. Profesor Statovci, si shkrimtar dhe pedagog, përveç në punën shkencore e mësimore u angazhua edhe në aktivitete që kishin për qëllim barazinë, lirinë e shqiptarëve dhe Pavarësinë e Kosovës”, tha ai.

 

 Aliu tha se profesor Statovci i ka kryer çdoherë me përgjegjësi obligimet e tij, ani pse ka kaluar nëpër shumë sfida për shkak të punës nën okupim të Serbisë. E Myrvete Badivuku, prorektor në Universitetin e Prishtinës, tha se profesor Statovci mbetët shembull për te gjithë. “Figura si profesor Statovci janë nga ato për të cilat historia ruan faqe të veçanta, nderi për to. Për të gjithë ata që patën rastin ta njohin profesorin Statovci, ai paraqiste figurën e një intelektuali i cili jo vetëm që ndante dijen e tij për studentët por ishte pranë atyre, ishte pranë universitetit dhe gjithë popullatës, duke i prirë kështu ndryshimeve me të nevojshme dhe më pozitive që ndodhën në vendin tonë, pikërisht në kohërat më të vështira”, tha ajo. Ai përmendi thënien e Statovcit: “Universiteti është me studentët dhe studentët janë të universitetit”, për të cilën tha se frymon sot në ideologjinë e UP-së. Pas orës përkujtimore, janë bërë edhe homazhe pranë varrit të profesor Ejup Statovcit në lagjen Velania në Prishtinë.

 

Për këtë shembëlltyrë u desh të vije viti 2018 për të dekoruar presidenti Hashim Thaçi, në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës-rektorin,Ejup  Statovcin që ishte në krye të protestave  masive më 1 tetor 1997, me Medaljen Presidenciale Jubilare të ( pas vdekjes).

Për profesorin-ish rektorin,Ejup Statovcin,shteti dhe institucionet e Kosovës,duhet shkohet në vepra e jo vetëm n fjalë,që tanimë,veqse ta përkujtojmë,duhet edhe të shkruhen libra etj ,sepse  vepra e tij tani edhe ashtu ka hyrë në Historinë kombëtare SHqiptare, dhe e vulosur me  germa të ARTA përgjithmonë.

 

Autori është gazetar-analist i pavarur


(Kosova Sot Online)