Pse duhet kushtëzuar dialogun me Serbinë

Pse duhet kushtëzuar dialogun me Serbinë
Pse duhet kushtëzuar dialogun me Serbinë

Luz Tomaj

  • 03 nëntor 2019 - 10:27

Parashtrimi i kërkesave vetëvetiu e kushtëzon dialogun

Vite me radhë zhvillohet dialogu, në mes Kosoves dhe Serbisë, ndërmjetësuar nga Brukseli. Une akoma nuk e kam të qart pse. Ky dialog, sigurisht, është inicuar nga Serbia, gjoja për të drejtat e një grusht serbësh në Kosovë. Mbaj bindjen se, Kosova, ka hyrë me sy të mshelur dhe pa menduar fare në dialog.

Një kohë të gjatë, lexoja, madje edhe e kam shkru dhe  shprehë mendimin rreth njëfar Asociacioni që pretendohej. Ishte i  qartë pretendimi për Asociacion, nga se Asociacioni, si institucion, si formë e organizimit, iu mundësonte serbëve me u deklaru për formimin e një, po thëm krahine serbe ose, madje edhe për inicimin e kërkesës për ndarje nga Kosova. Këtë e vërteton fakti se, pasi u paraqit në sipërfaqe një ide, ide e turpëshme rreth lojrave me kufinj, çështja e Asociacionit u shu, vdiç. Me fjalë tjera, ëndrra e serbëve dhe Serbisë është që veriu, me Trepçen dhe objektet tjera të ndahet nga Kosova dhe ti bashkohet Serbisë.

Negociatat shkonin dhe shkojnë në favor të serbëve dhe Serbisë. Madje, Kosova, edhe pran prezences së disa faktorve ndërkombëtar, nuk u përpoç në asnjë moment, me iu tregu dhe argumentuar se, të drejtat e serbëve në Kosovë, në asnjë mënyrë, nuk janë të cenuara por, përkundrazi, të favorizuara.  Shpalosni Kartat europiane dhe aktet tjera ndërkombëtare, të cilat bëjn fjalë për të drejtat e minoriteteve. Argumentone more se Veriu vet është izoluar, madje edhe nuk e lejon shtrirjen e sovranitetit të Kosoves në tërë teritorin e shtetit.

Më kkujtohet, në fillim të nëntdhjetave, këtu në SHBA, në një gazetë, e shkrova një artikull me titull:  “ndoshta Serbia do të kërkon formimin e një republike edhe në SHBA” me arsyetim se sipas politikes ekstremiiste serbe, edhe aty ku gjindet një serb, duhet të quhet Serbi!!! Po atë e pretendon Serbia edhe sot në Kosovë.

Nuk mundem me kuptuar. Kosova hyn në negociata, në tëcilat, Serbia është e favorizuar dhe bile po konsiderohet si viktimë, mjerisht. Përveç kësaj, Kosova insistoi dhe u formu një gjykatë ndërkombëtare, por, mjerisht, për gjykimin e kosovarve, ndërkaq, kundër Serbisë gjenocidiale nuk ndërmirret edhe asnjë hap.

Dialogu

Në këtë fazë të civilizimit dhe organizimit ndërkombëtar, dialogu konsiderohet si faktor, madje, shum i rëndësishëm. Mirëpo, për të bërë dialog dhe me qenë pjestar i bashkësisë së civilizuar, kërkohet edhe plotësimi i kushteve të caktuara, kërkohet një nivel i kultures e cila mundet me të radhit në boten e civilizuar. Mjerisht, Serbia nuk e ka atë nivel të kultures, madje nuk ka kulturë por ka traditë, mjerisht, tejet ekstremiste.

Diku para një viti, e shkrova një artikull historik (me ndihmen e tjerve në gjuhë angleze) me titull dhe pëfrmbajtje se Serbia, historikisht, u përpoq me i zhduk shqipëtarët, pse sot nuk pajtohet me realitetin. Më duhet të thëm se këtë artikull, përmes rrjetit elektronik, ua kam përcjell, përveç tjerve edhe asaj zonjes Mogherini, Kancelaares Merkel, këtu në SHBA Presidentit, ati far Bolltonit dhe Departamentit të shtetit. Bile bile, përmes E-maillit ua pata dërgu edhe Kryetarit dhe Kryeministrit të Kosoves. Zakonisht, kur donjë E-mail nuk shkon, më vjen informacioni se nuk ka shkuar. Prandaj, këta që i përmenda, jam i sigurt se e kanë marrë artikullin.

Se çka bëri Serbia në Kosovë, po e vejm anash historin, vetëm në fund të shekullit të kaluar, e din Kosova, e din Serbia, madje, e din e tërë bota. Po të kishte një fije kulturë, Serbia do ishte turpru dhe, sëpaku, do kishte kërkuar falje.  Për këtë as mendja nuk i shkon. Përkundrazi, qon pluhër për një grusht serb në Kosovë. Nëse nuk gaboj, diku në shek. XVIII u bënë përpjekje për themelimin e shteteve etnikisht të pastëra por, përpjekjet deshtuan. Serbia edhe sot pretendon se edhe aty ku gjindet një serb, duhet të quhet Serbi. Në anen tjeter, brenda shtetit serb, minoritetet as që i konsideron minoritete. Krahasone Luginen me Veriun iu lutem.

Mbaj bindjen se kësaj situate i ka kontribuar edhe Kosova, më mirë me thënë pushtetarët e Kosoves. Në fakt, Serbia e shfrytëzon naivitetin politik të Kosoves, mosdijen e formimit dhe udhëheqjes së shtetit prandaj edhe luan lojra të flliqta. Nuk di para sa kohe, me një artikull, reagova në një deklaratë të Kryeministrit Haradinaj se Kosova nuk ka të drejtë me inicuar donjë procedur para Gjykates ndërkombëtare pran OKB, nga se Kosova nuk është antare dhe se duhet angazhuar donjë Agjencion. Mu ngrit tensioni dhe, pasi e studiova Statutin e asaj gjykate, reagova me një artikull në Bota sot.

Mjerisht, Kosova duhet ta pranon dobësin. Lufta, falë edhe bashkësisë ndërkombëtare, u kry para jo më pak se 20 viteve. Gjatë luftes, Serbia u përpoç me e bërë një pastrim etnik të Kosoves, familjet e shumta shkonin në Shqipëri, Maqedoni, madje edhe në Mal të Zi. Ran mijëra viktima, ndodhen gjëra, përveq maltretimeve fisike edhe ato të dhunimeve, ndërsa as sot e kësaj dite është një numër i të pagjeturve.

Sa e sa lufta janë zhvilluar në të kaluaren. Menjiher pas përfundimit kundër Japonis, ( lufta II botrore) hapi i parë i SHBA-ve ishte kompenzimi i familjeve për viktimat, të plagosurit dhe dëmet tjera. Pas formalizimit të statusit të shtetit, Izraeli ia prezentoi Gjermanis kërkesen për kompenzimin e dëmeve të luftes. Kosova as pas 20 viteve të kaluara nuk parashtron dhe siduket as nuk e ka përgaditë një kërkesë të tillë. E kuptoj, kërkesa kërkon punë profesionale, punë permanente etj. Por shteti, nëse është shtet duhet të krijon kushte për punë të tilla sepse në atë mënyrë shëndrit statusin e vet të shtetit, sado iu del hakut familjeve për viktimat e rame, viktimave të brutalitetit serb gjatë përpjekjeve për pastrimin etnik të Kosoves, viktimave të dhunimeve nga barbarët etj.Në arenen ndërkombëtare, tani më, egzistojn kritere të mjaftuara për kompenzimin e tëgjitha llojeve të dëmeve.

Parashtrimi i kërkesave vetëvetiu e kushtëzon dialogun

Shteti i Kosoves, në mënyrë profesionale, politike dhe permanente duhet me e informuar boten, institucionet ndërkombëtare që i nenkupton edhe bartësit e ndërmjetësusve të dialogut për atë çka Serbia bëri kundër shqipëtarve në Kosovë. Me akte ndërkombëtare krimi i gjenocidit është definuar. Vrasjet me qellim të zhdukjes së një etniteti….. paraqesin krimin e gjenocidit. Përpjekjet për shpernguljen e një etniteti nga teritori i caktuar…. paraqesin krimin e spastrimit etnik. Prandaj, Kosova duhet të insistoj që Serbia, sëpari ta pranoj bërjen e krimeve në Kosovë e pastaj të diskutohet. Dikush nga Kosova duhet të flet se, Kryetari aktual i Serbis është ai i cili gjatë luftes në Bosnje deklaronte se nëse një serb vritet, serbët do vrasin 100 boshnjak. Minisstri aktual i punëve të jashtme të Serbis a nuk është ai i cili ishte zëdhënës dhe dora e djathtë e kriminelit Millosheviq. Institucioneve ndërkombëtare, përveq tjerash, duhet përkujtuar edhe këto momente dhe se ujku qimen e ndrron por jo edhe hujin, në mënyr që të mos harrojn se me ken po bisedojn.

Dhashtë zoti që, më në fund, të formohet një shtresë politiko-shtetërore e Kosoves e pajisur me dijuri profesionale dhe morale e cila do ia nep fizionomin dhe funkcionalizimin e shtetit. Po dal pak jasht temes dhe do u sugjeroi dy subjekteve, të cilat i muaren votat e popullit, ti mbledhin ment dhe të përpiqen për intereset e popullit apo shtetit dhe ti qesin anash intereset e subjekteve politike.

(Kosova Sot Online)