Dhimbje dhe brengë e shpirtit, për të vrarët e popullit tim!

Dhimbje dhe brengë e shpirtit, për të vrarët e popullit tim!
Dhimbje dhe brengë e shpirtit, për të vrarët e popullit tim!

Skender Mulliqi

  • 29 November 2019 - 10:01

Dhimbje dhe brengë në shpirt, mall, lot ,ankth,

 për humbjen e shumë jetërave të popullit tim në Shqipëri, nga fatkeqësia përmbysese natyrore!

 E pamë,e përjetuam këtë tragjedi kombëtare të gjithë së bashku

nga afër dhe nga largë. Kjo na dermoi, na e zymtësoi tokën dhe qiellin

 para pranisë së Zotit, se humbem shumw vellezer dhe motra tona...Por  të gjithë, sërish do gjejnë forcë

që të ringriten edhe pse zemrat i kan të thyera, edhe pse kan kujë e vajë sot...

Ata përjetuan ferrin e vertëtë, përjetuan humbjën e nënave, motrave, vëllezërve, djemve dhë

fëmijëve të tyre ...Akrepat e orës u ndalën të martën e "zezë", u ndalën për 30 sekonda

të tmerrit, për 30 sekonda të luftës për jetë a vdekje.Ishin të gjata këta sekonda sa shekujtë,

ishin të gjata në pa kufijë orët dhe netët për shumë kënd nën germadhat e shumë shtëpive dhe pallateve të

rrënuara për toke...Pamë dhe ndëgjuam histori njerëzore të shuara mes fatit tragjik të këtij

termeti.Askush nuk e ka paramenduar dhe deshiruar sigurisht një vdekje të tillë.

Ishte shumë  e dhimbshme, por edhe madhshtore vepra e një gjysheje në Thumanë, e cila e duke e mbrojtuar më trupin e saj,

shpëtoi nipin e vogël.Kjo histori e trishtë e vrasjeve nuk përfundon këtu.Ndodhën mbi 40 të vdekur nën rrenojat

 e shtwpive dhe pallateve...Këto ngjarje  kan edhe anën e krenarisë tonë kombëtare.

Shqiptarët në të katër anët e globit, e  sidomos shqiptarët e  shtetit të dytë në Ballkan ,po ju dalin

në ndihmë vellezëreve të tyre.Si shteti ashtu edhe

shumë njerëz të vullnetit të mirë , i kan hapur dyertë për të gjitha ata që kan mbetur nën qiellin e hapur.

Shumë herë shqiptarët gjatë historisë janë bashkuar në të keqe dhe në të mirë, por duket si kësaj here, dhe hëren

kur u bë lufta në Kosovë, i dolën zot njeri-tjetrit më shumë  së kurrë më parë.

Kufiri shqiptaro-shqiptarë kësaj radhe

mbeti vetëm në letër. Shqiptarët po funksionojnë si një trup i vetëm .

Këtu nuk e kam fjalën për ata

që po i udheheqin shtetet tona. Ne vend që ti harrojnë përaqarjët dhe  të bëhën bashkë në këto

ditë të vështira që po kalon Shqipëria, ata po dalin në terren secili i vetëm, e kjo duket

së po bëhët  më shumë  sa për tu dukur!

Natyrisht këtu nuk i fus në një thes të gjithë .

Bashkohuni o burra nese keni ndijesi, nese keni atdhedashuri,

nese ju ka mbetur sado pak moral politik?! Nuk duhet  ta harrojmë ketu edhe Diasporën,

e cila kurrë nuk na ka lënë në baltë.Solidariteti dhe ndihma karshi njerëzve në nevojë

është për çdo lavdatë.Edhe shtetet mike, edhe individ të caktuar jo vetem shqiptarë

 po tregohen solidarë.Festat e Flamurit dhe 107 vjetori i pavarësisë të Shqipërisë ,

nuk ishte  në historinë tonë më i trishtë.Por, sigurisht së as kurrë më parë nuk ishin aq

të bashkuar shqiptarët e të gjitha trevave etnike ...Por,  edhe kurrë më të vetmuar

së sot nuk kan mbetur disa nga drejtuesit e dy shteteve tona...    

(Kosova Sot Online)