Mandatari i Qeverisë në pritje...!

Mandatari i Qeverisë në pritje...!
Mandatari i Qeverisë në pritje...!

Nexhmedin Saqipi

  • 22 janar 2020 - 11:01

I pari i vendit, shkëlqesia e tij, z.Hashim Thaçi, të hënën e 20 janarit, ka dekretuar vendimin për të mandatuar Albin Kurtin për kryeministër të Kosovës, udhëheqësin e Lëvizjes Vetëvendosje, parti, ko e cila mori më shumë vota në zgjedhjet e tetorit.

Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi, një hap të tillë e vlerësoi si shumë të rëndësishëm për krijimin e institucioneve të reja, duke i dhënë afat dy javë në përputhje me rrjedhat e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kurti as që shkoi në zyrën presidenciale për të marrë dekoratën sipas protokolit, kjo tregon qëndrimin e një diktatori, i cili akoma pa formuar pushtet, sillet i pushtetshëm dhe inferior.

Po, Kurti, nuk sillet kështu vetëm me partinë rivale PDK-në dhe ish kryetarin e saj Hashim Thaçi, por edhe me partnerin e koalicionit LDK-në, me të cilën është dakorduar për ta qeverisur vendin, a nga ana tjetër, po mbushen tre muaj pa rezultate konkrete në themelimin e Qeverisë së re.

Dy javë do të shkojnë shpejt, nëse vazhdojnë me avazin e vjetër, po qe se LDK-ja, si parti me përvojë, do ta zvarris si deri tani, mënyrën e mosharmonizimit të qëndrimeve me mandatarin e dekretuar të VV, Albin Kurti.

Në bazë të vlerësimeve të skenës politike kosovare, del se forca kryesore për krijimin e institucioneve janë LDK e PDK, të cilat njëra në vijë të frontit e tjera në prapaskenë, po e luajnë lojën interesante për ta delvalvuar kreun e subjektit, i cili fitoi më shumë vota, por nuk po nuk po fiton simpatinë e partnerin e koalicionit, për t'i dhënë fund kësaj Odisejade për formimin e Qeverisë, të dalë nga zgjedhjet e reja.

Loja me litar "tërhiq e mos këput", po e sjell Kosovën para një kolapsi ekonomik dhe ngërçi politik, nga më të rëndit, që nga periudha e formimit të shtetit të ri, nga të cilat lëvizje po pëson qytetari i saj, i cili tregoi një kulturë të lartë gjatë votimit, vullnet ky politik, që po shkelet nga disa subjekte, qoftë me vetëdije, qoftë nga naiviteti i krenarisë partiake.

Si do që të jetë "lojërat pa kufi", do të zbardhën pas dy jave, nëse aktorët e saj, do të vendosin t'i kryejnë formalitete kushtetuese dhe rekomandimet e ndërkombëtarëve për ta miratuar buxhetin e Kosovës për vitin 2020, i cili nuk ka kohë të pres më shumë, a në anën tjetër u duhet politikanëve për t'i mbajtur zgjedhjet e reja, nëse nuk arrihet një marrëveshje e qëndrueshme për formimin e Qeverisë.

po kalojnë e Kosova e stinës së bardhë të vitit, po pret rezultate konkrete në krijimin e institucioneve, të cilat po qe se nuk bëhen, shumëkujt nga politikanët e pandërgjegjshëm do t'i thyejnë këmbët duke rrëshqitur nëpër rrugët me akull e ngrica të kësaj republike, me përvojë të re në shtetformim.

(Kosova Sot Online)