Mesazhet e koduara të Grenellit

Mesazhet e koduara të Grenellit
Mesazhet e koduara të Grenellit

Kimete Berisha

  • 23 January 2020 - 22:23

- Unë jam i bukur dhe sharmant.

- Asnjë manikeni nuk ia jap dorën.

- Po e shihni qartë se jam shumë energjik.

- Të dukem mendjemadh? Po, jam, ama e arsyetoj me fakte mendjemadhësinë time.

- Thuaj për mua çka të duash, Unë nuk ndjej asgjë , as nuk më kërcet fare çka mendojnë për mua.

- A thu si mbijetojnë shqiptarët në këtë vend!

- Shqiptarët janë një grumbull njerëzish, nuk kanë nevojë për politikë.

- S'di pse lodhen!
Ka kush mendon për shqiptarët.
S'e kuptoj pse merren me politikë.
Pse s'merren me bukë.
Kosova duhet të bëhet si qendër e madhe tregtare, pa të kaluar politike, historike, lufta-ç'lufta, më the-të thashë....thjesht këta duhet të blejnë xhingla-mingla prej serbëve dhe t'ua shesin shqiptarëve. S'ka filozofi këtu.

- Shqiptarët po e mësojnë nëpër kurse falas gjermanishten (a thu kush i paguan kurset falas) dhe po ikin në Gjermani për të shpëtuar nga Kosova.

- Për t'i provuar politikanë shqiptarë, unë u them: pse merreni me çështje politike? Çka po prisni? Hapni vende të reja pune!
E shqiptarët (sillen thuajse për mukajet e kanë lënë pa hapur vende të reja pune) s'guxojnë të thonë se 's'munden', 's'dinë', s'kanë shans', ata veç të thonë 'ashtu është', sepse janë të varfër dhe vetëm qeveria e tyre është fabrika qëndrore e punësimit.

- Albini është 'ok'. Më pëlqen distanca që mban me njerëz.
Faleminderit Albin.

- Hashim Thaçi i pagdhendur, t'gjuhet, ta ngjet lidhas, të kap për qafe, pa të pyetur 'a je për përqafim'.

- Unë s'i kqyri fotot e nanës time, e njëfarë Isa Mustafa më 'detyroi' mbi një orë m'i ja kqyrë memoaret e albumet e fotografive të tij të shekullit të kaluar, prej se e ka falë Zoti.
Më mbet merak me pa a thu qysh u duk me cucull në gojë.

U zura në befasi, se herën tjetër e di çka i them. S'kam shku n'Kosovë me zbulu talenta të ri në politikë. Kam shku me heq taksën.

E Isa i fortë, krejt takimin ia kushtoi fotografive të tij. Isa Mustafa e shfrytëzon Amerikën me reklamu vetveten.
Trumpi po pyet: Kush është mor ky gjeni!

- Gjermanët më mbajnë në distancë, nuk u pëlqej atyre sepse edhe janë të ftohtë për nga karakteri (sipas Kantit), edhe sepse aty e nisa punën me këmbë të majtë, kur e kritikova Merkel për politikat e saj ndaj emigrantëve, prandaj më quajtën 'të kotë, narcisist, që shtirem si agresiv por që në fakt jam i ndjeshëm ndaj kritikave'.

E kush ka qejf ta kritikojnë, që të kem qejf unë?

Por artikullin e keq të 'Der Spigel' për mua nuk e paskan lexuar shqiptarët.
Se, përndryshe nuk ish dashur të më mbajnë kështu si zogun në shuplakë të duarve.

- Këta myslimanë, shyqyr që nuk e kanë kuptu se në festën time për Hallowen, shumica e figurave eminente gjermane s'më kanë ardhur, e ai që s'më ka injoruar, më ka ardhur i veshur me burka të grave myslimanëve. Çka kam faj unë.

- Sipas frojdëve gjermanë, pas sjelljes sime qesharake fshihet pasiquria ime. Gabim.
Unë kam mendim shumë të mirë për veten.
Për të menduar në superlativ për veten, më ka dhënë të drejtë Presidenti Trump.

- Nëse je amerikan, ndjehesh keq dhe ke krizë identiteti, eja në Kosovë, ta garantoj shërimin. Kosova është senatorium për amerikanët depresivë.
Këtu ndjehesh si 'king' edhe kur je krejt kurrkushi. Shqiptarët të bëjnë të ndjehesh mirë por e teprojnë me mirësi, prandaj mezi s'pret me ikë prej tyre.
Se ose të rrinë karshi si Albini, ose të gjuhën si Hashimi. Nuk njohin 'mes'.

- Prejardhja e Lirisë së shqiptarëve është amerikane, ata s'guxojnë me kundërshtu as amerikanin më të keq, edhe kur kanë të drejtë.
Më shumë e çmojnë Lirinë (amerikane) sesa dinjitetin e vet.

- Është kënaqësi kur të gjithë të thonë 'mirë e ke'. Kjo kënaqësi ndodh veç në Kosovë.

- S'di a me vërejti kush: Në Prishtinë thashë 'Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë nuk është e kufizuar në kohë', e në Beograd thashë: 'Trumpi nuk pret gjatë për marrëveshje'.

Në Beograd, koha duket që shkon më shpejt, e në Prishtinë s'të duhet gjë ora.

Që do të thotë, nëse Presidentit Trump i humb durimi në Beograd, e gjen 'durimin' në Prishtinë, ose-ose, mo' Zot,mbesim pa marrëveshje, siç jemi pa të, dhe merr 'fund jeta'.

E Abrashi i LDK-së rrush prej mendve qysh është e kish heq taksën ndaj mallrave serbe ende pa mbërri Grenelli në Beograd, pra, ende pa e ndal Serbia luftën e çnjohjeve të Kosovës, ky e kish marr bajrakun.

P.S. Çudi pse ky Grenelli kaq 'perfekt', e mua s'më pëlqen.

Definitivisht diçka s'është në rregull me mua.

(Kosova Sot Online)