Migrimi fenomen qe po e atakon Kosovën

Migrimi fenomen qe po e atakon Kosovën
Migrimi fenomen qe po e atakon Kosovën

Ismail Muçiqi

  • 25 janar 2020 - 14:25

47% TE POPULLSISE JETOJNE JASHTE VENDIT!

Vite me radhë Republika e Kosovës po përballet më fenomenin e migrimit të pjesës më vitale të popullsisë, përkatësishtë gjenerates së re e cila po e kërkon fatinë e ardhmërisë në Botën e jashtme. Të dhënat statistikore tregojnë se Republika e Kosovës ka 1 milion e 795 mij banor rezidentë. Nga ky numër i përgjithshëm 889 mijë e 198 të qytetarve të Kosovës gjatë vitit 2018 në bazë të Agjencionit të statistikave jetojnë jashtë vendit. Vlersohet se pjesa më e madhe janë emigrant legalë të cilët motivë kishinë një jetë më të mirë, bashkimin familjar, gjetjen e një vendi pune si dhe motivet tjera siq janë martesat, shkollimi dhe siguria materialo financiare si dhe përspektiva për një jetë më të mirë. Këto të dhëna zyrtare janë shqetësuese për Republikën e Kosovës për zhvillim ekonomik të saj, për sigurinë Kombëtare dhe për rrjedhat natyrore për shtimin e popullsisë si procesë reprodukues i një shteti normal.

Para ca ditëshë doli informata zyrtare se gjatë këti viti shkollor, shkollat e Kosovës kanë 10 mijë nxënës më pak. Në bazë të kritereve dhe normave Petagogjike në sisteminë normal të Arsimitë një shkollë mesatarishtë në Kosovë i kishte nga 500 nxënës me zvoglimin e këti numri prej 10 mijë nxënsish do të thotë se 20 godina shkollore do të mbesinë thatë apo do të mbyllën fare për shkakë të mungesësë së numrit të nxënsve. Shoqoria Kosovare si dhe Instuticionet e shtetitë ka kohë që e kanë humburë busollën qe nga pas lufta sistemi i Arsimitë ka pësuar goditje dhe është lën anash si në apektinë profesionalë një/ashtu edhe në atë edukativë. Partit Politike në krye të Arsimitë emëruanë Ministra Politikë të cilët nuk kishinë kapacitetë, njohuri dhe përkushtim për ta zhvilluar Arsiminë dhe edukiminë. Këta Ministra bënë ekspirimente të dëmshme në sisteminë Arsimorë, në Planë programet dhe Kulikulat të cilat e degraduan Arsimin në përgjithësi. Të gjitha këto dukuri të cilat e përcollën këtë lami, prodhuan kuadra me diploma por pa dije, pa cilësi dhe pa përspektivë këtë më së miri e ulistrojë vlersimi (PISA).

Arsimin e Kosovës e përcollën në një varg dopësishë dhe pengesa të cilat më shumë kishinë ngjyrë politike se sa kan të bëjnë me Arsimimin dhe edukimin e gjeneratës së re. Kështu viteve të funditë Politika ka depërtue thellë edhe në Instuticionet shkollore. Timonin e (Avangardës) në shkollat tona kan filluar ta udhëheqin disa liderë sindikal të cilët përmesë aktiviteteve të tyre kinse (sindikal) janë shëndrrue në zëdhëns të partive Politike. Këta sindikalistë me veprimet e tyre disa here ndërprenë mësiminë nëpër shkolla duke organizue Greva dhe protesa në emër aktivitetit sindikal pa u mërzitur fare se sa do të jetë dëmi dhe pasojat në humbjen e orve të mësimitë dhe në mos përmbushjen e plan programit mësimorë. Të gjjitha këto dukuri e domtuan shkollën dhe gjeneratën e re e cila nuk po gjen përspektivë që të punojë dhe jetojë në vendlindjen e vetë.

Nepotizmi ka deportuar fellë në sferën e Arsimitë kudo në Komunat e Kosovës. Kështu për tu punësuar në ndonjë shkollë apo instuticionë Arsimorë të rinjët të cilët kanë krye Fakultete apo i plocojnë të gjitha kushtet në bazë të konkursit dhe ligjitë, ata pa tjetër duhet trokasinë apo ti nënshtrohen Kryetarve të Komunave të cilët udhëheqën nga partit e ndryshme në pushtet. Kjo krizë morale dhe politike ka deportue në shoqorinë Kosovare dhe ka ndikue edhe në ramjen e Natalitetit të popullsisë në Kosovë. Në të gjitha raportet që vinë nga Qendrat Mjeksore të shendetësisë e deri tekë Spitali qendrorë i Gjinokologjisë në Prishtinë statistikat tregojnë se Nataliteti në Kosovë ka ra afër 30% këto janë problemet që duhet të zgjojnë ndërgjegjjen dhe përgjegjësinë e Qeverisë, të Instuticioneve të shtetit dhe të gjitha mekanizmave tjerë të shoqorisë.

(Kosova Sot Online)