Nuk qeveriset me 'mend' t'Ramushit
Kimete Berisha
Taksa ishte ide e Ramushit.
Veç Ramushi 'e di' çka ka dashur të bëjë me taksën.
Prandaj, të heqësh dorë nga një ide që s'është 'e jotja', a ka më lehtë.
Taksa në dorën e qeverisë Kurti është një 'peshqesh' nga qeveria Haradinaj.
Të kesh në dorë një 'vendim' që s'është 'i joti' për ta 'shitur shtrenjë' atë vendim, si kompromis, a ka më fat.
Sepse, Ty nuk po të bjen m'i shkel premtimin tënd, por premtimin e 'huaj'.
Të dukesh se për hir të Amerikës po lëshon 'pe' për taksën, po sakrifikon dhe po jep diçka që nuk ishte vendim dhe 'idea' jote, është fat i madh.
Se ty po të bjen me 'rifitu' simpatinë amerikane me 'djersë' t'Ramushit.
- Taksa ishte e domosdoshme për të kaluarën.
- Heqja e taksës është e domosdoshme për të tashmen.
P.S. Reciprociteti është proces, heqja e taksës është 'hyrje' në proces.
Hiqe, shlirë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"