Ku është dhe pse hesht shoqëria civile.?!

Ku është dhe pse hesht shoqëria civile.?!
Ku është dhe pse hesht shoqëria civile.?!

Ismail Muçiqi

  • 22 mars 2020 - 16:38

Në momentin kur Shteti i Kosovës po ballafaqohet me dy rreziqe të pa pritura si janë: epidemia e Koronavirusit dhe përgaditja e puqit kundër Qeverisë aktuale, Organizatat e Shoqëris Civile kanë detyrë morale dhe ligjore që ta thonë fjalën e tyre kundër kësaj katrahure me pasoja të pa parashikushme.

Shoqëria Civile ka misionë vëzhgues dhe këshillues në të gjitha Shoqërit Demokratike të vendeve të Botës.

Mos ngritja e zërit dhe qendrimi pasivë i Shoqëris Civile është i pa justifikushem,në momentin kur Republika e Kosovës po sfidohet nga të gjitha anët për destabilizimin dhe shkatërrimin e Instuticioneve legale,kredibile dhe demokratike të dalura nga vota e popullit.

Shoqëria Civile duhet të jetë katalizator i zhvillimit të Demokracisë, të drejtave të njeriut të sundimit të ligjit dhe të funksionimit normalë të instuticioneve të Shtetit.

Eshtë e pa pranushme që në këto momente kur po sfidohet stabiliteti i fuksionimit të shtetit dhe i institucioneve mos të reagojë dhe ta thotë mendimin e vetë Shoqëria Civile.

Organizatat e Shoqërisë Civile kanë rolë të veqantë në përkrhajen e proceseve të cilat e qojnë shoqërinë përpara.

Ato njëherit duhet stimuluar dhe përkrahë të gjitha përpjekjet të forcave progresive e në rendë të parë duhet përkrahurë kuadrat e reja të cilat kanë dije,vizionë,të pa korruptuar dhe posedojnë moralë dhe integritet për ti udhëhequr instuticionete Shtetit

ky është misioni i Shoqërisë Civile në Kosovës dhe në Botë.

Eshtë alarmate situata Politike e cila po zhvillohet me dyert e mbyllura gjithandej nëpër kabinetet e partive politike për të krijue kaos dhe për të parandalue rrjedhën,programin dhe punën të Qeverisë dhe insuticioneve tjera legjitime.

Organizimi i mënyres përfide të disa Liderve të partive politike dhe të klaneve të tyre karjeriste për të ngritë mocionë kundër Qeverisë në këto momente të vështira me të cilat po ballafaqohet populli është veprimë kundër interesave dhe stabilitetit të Republikës së Kosovës.

Prandaj udhëheqja e Lidhjes Demokratike të Kosovës duhet të mendojë në mënyrë racionale për veprimet e saja dhe për pasojat që do ti ket Shteti i Kosovës. Ç'gdo kthim prapa për ta rikthye epokën e degradimit të vlerave të cilat u shkelën dhe u përdhosën nga Qeverisjet e më hershme këtë parti do ta mallkojë koha dhe historia.

Në fund po theksojmë se reagimet të cilat po vijnë gjithëandej nga qytetarët,rinija,intelektualët dhe nga diplomatët e Botës janë mesazhë i qartë se klasa politike e Kosovës duhet të vedisohet dhe të mendojë mirë për veprimet e saja qfarë do qofshin.Për ndryshe ti anashkalosh qindra mijëra vota të qytetarve të Kosovës të cilët i dhanë para 3 muajve nuk është asgjë tjetër vetëm se injorancë dhe pa përgjegjësi që e qonë ka kriminalizimi vullnetin dhe votën e popullit.Për këtë duhet të reagojë Shoqëria Civile.

Edhe një porosi: Kryeministri Albin Kurti pas kërkesave nga të gjitha anët qoftë nga brenda njëashtu edhe nga jashtë, për ta hequr taksën ndaj mallrave serbe, duhet të veproj menjëhere duke hjekur q'do përgjegjësi nga vetja dhe Qeveria që drejton. Do të tregoj koha kush e kishte mirë e kush i shkaktoj dëme Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"