Ra pandemia dhe u pamë

Ra pandemia dhe u pamë
Ra pandemia dhe u pamë

Arsim Haziri

  • 29 mars 2020 - 09:52

Shkruan: Arsim Haziri

Populli nuk vuan assesi nga amnezia, ai assesi nuk i anashkaloj ata të cilët ia degraduan përspektivën për një jetë më profitabile dhe dinjitetshme, madje edhe tashmë atij nuk do t’i dalin prej kujtese ata të cilët mbrëmjen e 25 marsit mbi 80 deputetë votuan rrëzimin e qeverisjes së shpresës, qeverisjes e cila ishte rezultat i një procesi të gjatë dhe të mundimshëm, edhe atëherë kur asaj gjithnjë e më shumë iu pamundësohej jeta. 

Problemeve evidente pavarësisht se mund tentohej t’iu thurren e gjendej tjera shkaqe, apo arsyeje, ato ekskluzivisht janë rezultat   keqqeverisjeve të vazhdueshme, të cilat konsiderushëm ndërlidhen me PDK-n, por pa i shkëputë edhe subjektet tjera, përveç Vetëvendosjes. Ne si qytetarë ndonëse nuk po i shohim më këmbet  dhe mbështetjen popullore për PDK-n, keqqeverisja e tyre akoma vazhdon të jetë pjesë e shqetësimit të madh publik, akoma arrinë ta minoj motivin për angazhim dhe edukim, akoma arrinë të prodhoj arsye për migrim e braktisje. Krejt këto faktor që padashje dhe pandalshëm interferojnë në jetën dhe të ardhmën e gjithsecilit, kanë adresë, mirëpo edhe në këtë e për këtë adresë edhe qytetari aspak nuk ishte kursyer, pra ndëshkoi atë që prej tij ishte ndëshkuar afro dy dekada. Sot, gjithsecili ka mendim e qendrim, gjithkush prej tyre po arrinë ta shkoqitë e zbërthej realitetin e hidhur dhe jo utilitar, madje fatmirësisht edhe reflektimi është rreshtuar për të qenë mëse racional.

T’i rikthehemi situatës dominante, levën e subjekteve të zhytura në keqqeverisje, specifikisht PDK-së, ku duke qenë në dijeni për dëmin negativ të cilin ia ka shkaktuar shoqërisë dhe të ardhmës së saj, duke mos gëlltitur e pranuar faktin e humbjës siç çdo ditë po ashtu edhe në zgjedhje, sikur iu është minuar terreni për veprim, sikur ia ka nxjerrë në pah karakterin e saj të vërtet, pra prej një subjekti që dhunon të përgjithshmën për hir të partikularës. Ky subjekt pothuaj përbën adresë për çdo dëm kolosal, për çdo paperspektivë nacionale si dhe për çdo anomali sociale, prandaj edhe ndëshkimi do duhej të ishte masiv. Për të qenë më korrekt në relacion me veprimtarinë e saj të gjatë, nuk është se mund t’i reduktohej kontributi kombëtar në tërësi, por kontributin për çështje publike, sikur e kishte njollosur përgjatë kohës së qeverisjeve të saj. Prej e nga të cilat vendi filloj të humb sasi të mëdha të kapacitetit shtetëror. Leva me të cilën ishte nisur ishte përtej socialës e publikës, përtej mirëqenies e dinjitetit siç e  promovonin e thirreshin pandalshëm. Tanimë, kjo levë i përket të kaluarës dhe assesi s’do të mund t’i takoj të ardhmës politike, të ardhmës për t’u fuqizuar elektoralisht. 

Krejt çfarë shohë të rëndësishme dhe racionale, është botëkuptimi i drejt dhe qytetarë për çdo parti politike, për asnjë nuk mungon vlerësimi, ndaj askujt nuk mund diçka që të mos ekzistonte. Dhe përderisa nuk ekziston elektorati i vazhdueshëm që ta shtyjë më tej, ekzistojnë mekanizmat e saja brenda subjekteve tjera, që gjithsesi se po arrijnë të prodhojnë rezultate duke mos e përjashtuar edhe interferimin fundit të saj në LDK-n, gjë që edhe përfundoi me rrëzimin e qeverisjes së shpresës. Gjithnjë e më shumë nuk po ekziston në formë të arsyeshme, ajo ka filluar ta vë në detyrë interferimin e fshehtë dhe të padenj tek partitë që edhe ashtu nuk shquhen për pavarësi e vendimmarrje të plot. Kjo edhe ndodhi, ishte ndikimi i PDK-së, veçanërisht i Hashim Thaçit, tek Isa Mustafa, për t’u pamundësuar rruga e qeverisë, në mënyrë që planet për qëllime krejtësisht personale t’iu realizohen. LDK-ja, ka të vështirë të thirren në pavarësi dhe unitet, është problematizuar çështja e kredibilitetit si dhe është pamundësuar falë disa figurave kontraverse edhe vazhdimi i mëtejmë politik i saj. Ajo, ky subjekt duke qenë në pamundësi të ekzistencës së fjalës dhe shprehjës së lirë, sikur po ua minon gjeneratës së re qendrimin e mëtejmë, dhe shtyrja e saj drejt proceseve nga garda e vjetër sikur po ua ngushton hapësirën edhe figurave mjaft me përspektivë, siç ndodhë rëndom me Vjosa Osmanin dhe mbështetsve të saj. Kjo gjeneratë  përpos që ka fuqizuar LDK-n, ato edhe po e progresojnë gjithnjë atë, duke ua minimizuar e humbur kështu fuqinë gjeneratës së vjetër, çka edhe padrejtësisht është problematizuar funksionimi i tyre.

Prandaj edhe them, gjenerata e re, përfshi Lëvizjen VETËVENDOSJE!, konsiderueshem edhe disa figura në LDK, janë shndërruar në pengesë të vazhdueshme nga klika imorale, ku tek e para projektohet e portretizohet autoritarizmi dhe efektet masive diktatoriale, pa e  ndarë e shkëputur nga antiamerikanizmi si parim nihilist që fondamentalisht ekziston tek ultranacionalistat serb. Më shumë se aq pengesë bazike për një mbështetje të frymës progresive e liberale, në LDK po iu bëhet edhe disa figurave të reja, fatkeqësisht e mjerisht nga instrument të PDK-s, si Isa Mustafa, Agim Veliu, pa e harruar edhe Lutfi Hazirin. 

Për më argumentueshëm, dhe në funksion të implementimit të logjikës së patriarkut do thoja, kishim si vonesën e realizimin të koalicionit ashtu edhe prishjës indikative të saj. Mbi të gjitha ekziston një kontratë e thellë e qytetare me frymën progresive, kjo po vërehet gjithndej, për më mirë produktet e të cilës populli po i merr edhe në këto kohë pandemie.

Për fund, them me bindje dhe vlerësim analitik, është koha e të rinjëve, koha e liderëve të ditur e të pastër moralisht, është koha e një ndëshkimi për gjitha ato parti që mbajnë vulën për rrënimin e themeltë të këtij shteti të ri. Tema si antiamerikanizmi, nuk na duhen, pasi i dimë ndjesitë e gjithkujt për këtë çështje, aktualisht duhet t’i dimë problemet me të cilat ekzistojnë në rrafsh global, pjesë e secilës jemi edhe ne. DUHET ta dimë e t’i mbajmë në mend ata që ditën ta rrëzojnë qeverinë për të na rrënuar shëndetin nga virusi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"