Idealistët e barkut dhe idealistët e atdheut

Idealistët  e barkut dhe idealistët e atdheut
Idealistët  e barkut dhe idealistët e atdheut

Mehdi Hyseni

  • 10 prill 2020 - 11:10

Ata që e duan lirinë dhe lulëzimin e kombit dhe të atdheut shqiptar, duhet të veprojnë dhe të luftojnë tërë jetën sikurse babai i qeverisë së parë i Shqipërisë Etnike (28 Nëntor 1912), kryeministri dhe kryediplomati më i shquar i  derisotëm shqiptar, Ismail Qemali, të cilin e drejtoi mendja e mprehtë, vepra dhe atdhedashuria e zjarrtë, “që tërë jetën e tij e vuri në shërbim të kombit  dhe të atdheut për liri dhe për pavarësi, ndryshe nga instinkti i idealistëve të barkut” të djeshëm dhe të sotëm.

Për këtë soj idealistësh shqipfolës, që në vjeshtën e  vitit 1913, disa muaj pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë Etnike (28 Nëntor 1912) me kryeministrin e parë historik të saj, Ismail Qemali në krye, gazeta shqiptare “Atdheu” në Konstancë të Rumanisë shkruante: “Njerëzit idealistë i shërbejnë atdheut dhe rrojnë vetëm për të sikurse ishte patrioti Ismail Qemali. Ndërkaq, njerëzit që pandehin se njeriu ka ardhur në këtë botë vetëm për të kullotur, d.m.th. ideali i tyre është vetëm ushqimi i barkut dhe qejfet, ata nuk duhet qeverisur kombin  e as shtetin, sepse për rehatinë,  për qejfin, për pasurinë, për pushtetin  dhe për ushqimin e barkut, mund të shesin gjithçka që ka atdheu. Ata mund të rrrezikojnë edhe  shuarjen e kombit, të shtetit dhe të atdheut…” (“Atdheu”, nr.32/ 1913).

Për idelistët e barkut asnjëherë nuk ka kriza e varfëri !

Sepse qe 30 vjet  në pushtet, kanë arritur që të pasurohen dhe të bëhen milionerë e miliarderë, duke e kënaqur dhe ushyer vetëm barkun e vet në kurrizin e popullit dhe të shtetit.

Gjatë këtyre ’30 viteve, idealistët e barkut popullin e kanë gënjyer dhe me mashtruar keq , duke brohoritur me parulla propagandistike për  “demokraci”, e, në të vërtetë demokracia nuk shihet askund, sepse kur njerëzit nuk kanë bukë, nuk kanë punë, nuk strehë, nuk kanë shërbime dhe përkujdesje mjekësore falas, nuk kanë  paga e as pensione të duhura, ajo nuk është  demokraci e as liri, por plaçkë, shtypje dhe shfrytëzim i egër nga idealistët e barkut dhe nga kolltukofagët, të cilët, edhe në këtë kohë krize, për të shpëtuar nga koronavirusi kinez misterioz, kanë ikur dhe janë strehuar nëpër vilat dhe pallatet e tyre luksoze si “lepuri në lluga”, e për popullin e varfër  “palla nuk u ha” a viktimizohen nga virusi apo nga uria mbase  në mungesë të parave nuk kanë  grumbulluar rezerva  të ushqimit sikurse kullakët idealistë të barkut nëpër frigoriferët dhe “hambarët” e tyre, të mbushur me mish, me miell, me pemë e perime të mjaftueshme, të siguruara për shumë muaj derisa të zgjatë pandemia shfarosëse.

-Mos të mashtroheni nga “liria” dhe “demorkacia” e rreme ’30-vjeçare e idealsitëve të barkut, sepse pa liri ekonomike, sociale, pa mirëqenie dhe zhvillim të përgjithshëm, pa shëndetësi dhe mjekësi publike, pa punë, pa paga të rregullta reale sipas rezultateve të punës dhe, pa pensione të merituara sipas kontrbutit disavjeçar  të punojnjësve, nuk mund të ketë as liri, as drejtësi, as demokraci, as solidaritet e as barazi, vetëm mjerim, shtypje, skllavëri, plaçkë, dhunë dhe shfrytëzim brutal.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"