Serbia me slloganin Sindroma e përçarjes ndaj shqiptarëve, Diagnozë e pa shëruar

Serbia me slloganin Sindroma e përçarjes ndaj shqiptarëve, Diagnozë  e pa shëruar
Serbia me slloganin Sindroma e përçarjes ndaj shqiptarëve, Diagnozë  e pa shëruar

Ragip Guraziu

  • 28 April 2020 - 07:17

Paralajmërimet e disa analistëve dhe zyrtarëve të shtetit amerikan së Tramp dhe Putin do të bëjnë një ndarje të re të sferave të interesit ka shtuar dron të shumë shtete të botës e veqmas në Ballkan . Disa madje kan shkuar aq larg duke parashikur luftë të re në Ballkan , më shumë duke marrë për bazë ashpërsinë politike të Serbisë, pas humbjës së Kosovës më luftë në vitin 1999.Disa janë të predisponuar më shumë në përkrahje të Serbisë për grabitje të reja territorësh për Serbi të Madhe , duke lënë mbrapa faktin së Serbia, disa herë i rriti territoret në kurriz të shqiptarëve, por edhe të hungarezeve,në të gjitha luftrat,sidoms ndaj shqiptarëve,vepronte gjithnjë,përçaj e fito,dhe me këtë sllogan po fiton edhe tani.

Rasti konkret....

 ''Therr Murrizi'', që bëri jehon të madhe për Serbinë,ishte rasti konkret ky i fundit që dëshmonë fuqishëm se Serbia që kahere ka zbuluar diagnozen e pa shëruar të shqiptarëve edhe si kombë, me ''SINDROMËN'',  përçaj e fito.

Kët e dëshmoi këto ditë me deklaratat e tij dhe Këshilltari i Kryeministrti në shkarkim ,Albin Kurtit, Shkëlzen Gashit për raportin e senatorit Dick Martyt kundër UÇK i cili raport është hedhur poshtë nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, ka ngjallur reagime të shumicës së qytetarëve dhe partive politike, me përjashtim të shumë aktivistëve e zyrtarëve të Vetëvendosjes që kanë dalë në mbrojtje të deklaratave të Shkëlzen Gashit”, thuhet në një reagim të PDK-së.

Qytetarët,të injoruar me qeverit e pas lufte,me votat e tyre të 6 tetorit të vitit të kaluar,zgjedhje jashtëzkonshme parlamentare, nxorrën fitues VV dhe Albin Kurtin më i votuar nga gjithë të tjerët lider në politikë.

Gabimet e tij të njëpasnjëshme, e sollën këtu ku është sot,dhe hyri në listën e njëjtë si qeverit e deritanshme,dhe merakun qe qytetarët e kishin ta sprovojmë në pushtet edhe këtë subjket politik në krye me Albinin,ky i injori votuesit,ta shofim në vazhdim se a po ia del Albin si kryeministër,tua kthej premtimin votuesve te tij në të ardhmën.

Fakti 2

Shaip Kamberi: Shqiptarët e Kosovës Lindore të përqarë, si ata në trevat tjera

Gazeta Liria, në 2015, gjatë realizimit të intervistës me deputetin e kuvendit republikan të Serbisë, z.Shaip Kamberi në pyetjen se nga Kosova, por dhe nga Shqipria, ka kritika ndaj liderëve të Luginës lidhur me unitetin e veprimeve të tyre. A mendoni se politikanët shqiptarë në Luginë janë të përçarë, dhe nëse po, si do të duhej t’i menjanonin këto diferenca, Kamberi është përgjigjur se:“Do të ishte karakterizuar me një imunitet të jashtëzakonshëm skena politke shqiptare në Luginë të Preshevës, po që se do të kishte mbetur e papërçarë. Sindroma e përçarjes, ashtu sikurse edhe moda, në provinca vjen nga qendrat më të mëdha. Prandaj, konstatimi se edhe shqiptarët e Luginës së preshevës janë të përçarë, do ta kisha përkufizuar si një vazhdimsi e përçarjeve në mbarë hapësirat shqiptare”.Kamberi më tej shtoi se është fakt se as Prishtina, as Tirana nuk tregojnë ndonjë interesim të jashtëzakonshëm për ta unifikuar, sadopak skemenë tek ne. Gjithë angazhimi përfundon me një apo dy takime të cilat priten të japin.Mendoj se nevojitet një qasje strategjike e Prishtinës dhe Tiranës ndaj Luginës së Preshevës, diçka e ngjashme me ate të Hungarisë ndaj pakicës hungareze në Vojvodinë. Prishtina dhe Tirana duhet një  herë e përgjithmonë, me Luginën e Preshvës ta diskutojnë vijën politike që duhet shqiptarët bashkërisht ta ndjekin. Në mungesë të kësaj, varësisht situatave, varësisht nga cili lider, na dalin ide dhe rrugë herë për “bashkim me Iliridën” herë për “bashkim me Kosovën”, herë për “Asociacion sikurse Serbët në Kosovë”, që gjithmonë krijon hapësirën e ndarjes së shqiptarëve në “patriotë” dhe “tradhëtarë”.

 

''Mendoj së nga lufta e fundit mbrojtëse kemi nxjerrë edhe një përvojë dhe ajo shumë do të na duhet .Do të ishte mirë që këto pushtete të cilat nuk punuan mirë për shqiptarët të largohen vet nga pushteti.Në një rajon siq është ende Ballkani kërkohen njerëz të pa kompremetuar politikisht , kërkohen pushtete të forta… Të gjitha rrethanat gjeopolitike dhe gjestrategjike flasin së Amerika ka interesa na rajon dhe pikërisht më shqiptarët si populli më proamerikan që janë .Koha shumë shpejt do të shpërfaqë shumë qka të mirë ose të keqe për këtë pjesë të Evropës …Shqiptarët edhe më tutje mund të llogarisin shumë në Amerikën mike dhe në miqë të tjerë të Evropës, të cilët janë sponzoret e pavarësisë së Kosovës…'' Protestohet me ‘Marshin e UÇK’së’ kundër deklaratave të Shkëlzen Gashit

PDK-ja, dhe disa qytetarë që kanë publikuar video në rrjete sociale kanë lëshuar pikërisht në orën 21:00 “Marshin e UÇK-së” në shenjë proteste kundër Shkëlzen Gashit, këshilltarit tashmë të shkarkuar të kryeministrit në detyrë Albin Kurti i cili një ditë më parë tha se udhëheqësit dhe pjesëtarët e UÇK-së kanë kryer krime dhe kanë vrarë serbë civilë të pafajshëm.

 “Këto deklarata dhe mbështetja e Shkëlzen Gashit për raportin e senatorit Dick Martyt kundër UÇK i cili raport është hedhur poshtë nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, ka ngjallur reagime të shumicës së qytetarëve dhe partive politike, me përjashtim të shumë aktivistëve e zyrtarëve të Vetëvendosjes që kanë dalë në mbrojtje të deklaratave të Shkëlzen Gashit”, thuhet në një reagim të PDK-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"