Logjika lideriste autokratike e partive politike dhe LDK-ja?

Logjika lideriste autokratike  e partive politike dhe LDK-ja?
Logjika lideriste autokratike  e partive politike dhe LDK-ja?

Skender Mulliqi

  • 24 May 2020 - 15:47

Partite politike  në Kosovë , janë kryesisht  parti lideriste.Vendimet e marra  me shumë po bëhën  nga lideri së sa nga strukturat  partiake.Kjo logjikë  i  ka shkaktuar dëme të mëdha vendit politikisht dhe në ecuritë e përgjithshme zhvillimore .Po ashtu është instaluar logjika përjashtuese, qe nuk është asgjë tjetër veq logjikë  diktatoriale  e veprimit.Subjektet politike kan nevojë për reforma përmbajtësore , e jo për ato kozmetike, së shumë po ngjasojnë në koorporata. Për fat të keq edhe LDK , që dikur shquhej  si subjecti politike mw  serioz dhe mw i madhi  , nga krerët e saj të sotwm po shëndrrohet në parti jo serioze , në parti të grupeve të interesit , duke ju bashkuar në këtë drejtim  partive majtiste  .Ka që disa kohë që LDK-ja nuk është duke u udhëhequr mirë , së është devijuar linja politike e themeluesit të saj, dr.IbrahimRugova.

Kur në Bosnje  vdiq Alia  Izetbegoviq,  ka pësuar rënje drastike  Partia e Aksionit Demokratik.Njejtë ka ndodhur edhe pas vdekjës së Tuxhmanit  në Kroaci me, HDZ-ne  .Kështu ndodhi edhe me LDK-ne pas vdekjës së Rugovës. Këta emrin e presidentit Ibrahim Rugova  po e lakojnë më shumë në kohë fushatash elektorale kur ju nevoiten votat. Së në LDK është instaluar logjika  përjashtuese është shëmbulli  i Vjosa Osmanit  si më e votuara e LDK-së ne dy palw zgjedhje. Zgjedhjet mbrenda partiake nw LDK po bëhën sipas dwshires të krerëve  duke filluar nga nëndeget deri lartë, duke e përjashtuar  demokracinë e mbrendshme .Ka disa të rinjë aty që i dëshirojnë reformat mbrenda partisë, por që aktualisht nuk e kan fuqin  e duhur   .Kryetari i LDK-se,Isa  Mustafa, Vjosën  po shtrydhë si limonin për vota , dhe pastaj po e shpallë  si të pavlefshme! Kjo është mendësi e diktatorëve .Kan filluar edhe linqimet politike karshi saj, për pandëgjueshmëri   më rastin e rrëzimit të Qeverisë së mirë  të Albin  Kurtit, që Vjosa më të drejtë nuk u pajtua më një vendim të tillë.Mustafa,  Rugova , Veliu  e ndonje tjetër po kërkojnë që Vjosa të përjashtohet nga LDK ,së është bërë  më Kurtin. Këta  në menyrë përfide  po lançojnë teza të tilla , për ti arsyetuar veprimet e tyre në dëm të LDK-së dhe në dëm të Kosovës që shumë kohë. Këta nuk duhet ” Përjashtuar nga partia që po i dirigjon presidenti, Hashim Thaçi sa herë që po don”. Ne emer të “institucionalizmit” po manipulojnë edhe më elektoratin e vet. Vjosa nuk u pajtua  më të drejte më rrëzimin e qeverise , Kurti nga ana e LDK-së  , që u bë ne emer të kauzave fallsho ,  për antiamerikanizem e gjëra tjera të paqendrueshme. Krejt loja politike u bë për rikthimin e humbur të pushtetit të klikës së kompremetuar politike .Presidenti, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa  janë ata që po e  dirigjojnë situatën  politike  për interesa të tyre. Së bashku i nënshkruan shumë marrveshje në dëm të Kosovës e në dobi të Serbisë.Dhe, duket së bashkarishtë po mendojnë ta përmbyllin edhe kapitullin e fundit  më Serbinë, me korrigjim kufijsh apo ndarje të Kosovës,  duke ia shkaktuar  vendit dhe shqiptarëve  dëmin më të madh deri më sot .Kjo duket do të jetë vazhdimësia e punëve të lëna përgjysmë , kur dihet së Thaçi dhe Mustafa janë dy protagonistët  e nënshkrimit të dy marrveshjeve  të dëmshme, ajo më Malin e Zi  dhe “Zajednicën” .

Pas gjitha këtyre ndodhive jo të mira , nuk besojë se Vjosa do të pranon edhe nënshtrimin e tretë  të radhës, nga autokratet e LDK-së. Formimi i një subjekti të ri politik nga ana e saj , më duket mua  veq sa do ta ringriste edhe më shumë  politikisht, kur dihet së vendit i duhen kuadrot e tilla   , siq është zonja, Osmani . Dhe, pastaj mbetet të shihet së sa do të fiton LDK-ja, pa Vjosën në zgjedhjet e radhës…   

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"