Me presidentin nën akuzë të Speciales, Kosova rrezikohet me izolim në rrafshin diplomatik dhe mungesë të njohjeve të reja
Hajrullah Tërnava
Shkruan: Hajrullah Ternava
"Nga vetë fakti që vetë deputetët e parlamentit tonë e kanë votua këtë gjyq, tani do të ishte një e drejt morale nëse Presidenti Thaçi do të jepte dorëheqje nga kjo pozitë, që Kosova të mos vazhdon të mbetet top lajm në mediet ndërkombëtare duke e pasur parasysh edhe rolin që ka sipas Kushtetutës në përfaqësimin e shtetit në rrafshin diplomatik. Në rastin tjetër, sikur nëse nuk do të jepte dorëheqje Presidenti Thaçi, Kosova do ti pësonte pasojat tjera të anashkalimit dhe injorimit politike nga ana e burrështetasve tjerë të tjerave shtete, dhe gjendja diplomatike do ti përngjante gjendjes kaotike politike, dhe Kosova si shtet do të pësonte në aspektin diplomatik e sidomos do të pësonim në aspektin e njohjeve të reja të pavarësisë, kurse shtetet armike do e shfrytëzonin këtë ndodhi në favorin e tyre”.
“Situata politike e pas luftës e deri me tani, mes Kosovës dhe Serbisë, që pritej të normalizohet pasi të fillojnë bisedimet-dialogu përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës, që me kureshtje po e priste populli, për çka qe caktuar edhe vendtakimi që me datën27.06.2020 në Uashington DC, në Shtëpinë e Bardhë, ku do të takohen delegacioni i Kosovës në krye me Presidentin Thaçi dhe Kryeministrin Hoti dhe delegacioni serb nga Kryetari Vuçiq, të ndërmjetësuar nga ambasadori Grenell dhe prania e vetë Kryetarit të Amerikës Trump, duket se nuk do të shkon me dinamikën e pritur.Vendimi i Gjykatës Speciale i bërë publike me aktakuzën e parë të ngritur nga Zyra e Prokurorit special, aktakuzë kjo që atakon drejtpërsëdrejti kreun e shtetit të Kosovës Hashim Thaçin po e ndryshon kahen e procesit. Aktakuza e ngritur nga Prokuroria dhe e dorëzuar në Gjykatë Speciale në Hagë ndaj Presidentit Hashim Thaçi, dhe ish Kryeparlamentarit Kadri Veseli, ndonëse është ende e pa konfirmuar nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake, ajo ka marr vëmendjen e të gjitha medieve me renome ndërkombëtare duke e nxjerr si top lajm për zhvillimet rreth Kosovës. Prandaj marrë në tërësi deri më tani ky lajm është lajmi më i keq që nga pas lufta, për të gjithë Shqiptarët në përgjithësi, por në veçanti për Shqiptarët e Kosovës dhe ish pjesëtarët e UÇK-së, kur dihet fakti për krime që Serbia i ka krye ne Kosovë, dhe akoma nuk kemi ndjekje dhe ndëshkime meritore, ndaj atyre veprave të masakrës që e ka kryer Serbia, qoftë nga gjykata e Kosovës, apo në Serbi, e të mos flasim për një nivel ndërkombëtar të ndjekjes dhe gjykimit të krimeve të luftës që Serbia i ka bërë në Kosovë. Është e qartë që ky Gjyq Special u votua nga deputetët e Parlamentit të Kosovës në vitin 2015 si iniciativë e Dik Martit, deputet i parlamentit të BE-së. I kemi përvojat e Gjykatës Kushtetuese që i konfirmoj në dy raste të Presidentëve të mëparshëm, tejkalimet apo shkeljet e kompetencave të tyre, dhe të dytë ata menjëherë dhanë dorëheqjet e parevokueshme, prandaj edhe Thaçi duhet ta ketë këtë parasysh”.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".