Të ruhet partneriteti me aleatët strategjik, OVL e UÇK-se të mos interferojnë me protesta e demonstrata Kundër aktakuzave të Gjykatës Speciale

Të ruhet partneriteti me aleatët strategjik, OVL e UÇK-se të mos interferojnë me protesta e demonstrata Kundër aktakuzave të Gjykatës Speciale
Të ruhet partneriteti me aleatët strategjik, OVL e UÇK-se të mos interferojnë me protesta e demonstrata Kundër aktakuzave të Gjykatës Speciale

Drizan Shala

  • 30 June 2020 - 07:10

Shkruan: Drizan Shala

OVL e UÇK-se nuk është mirë të interferojnë duke kërkuar protesta apo demonstrata sepse do të "legjitimonte" pretendimet e palës serbe që këto dyshime janë të bazuara në baze të raportit të DICK Martin. Lidershqipi politik i UÇK-se edhe në të kaluarën për gjatë këtyre 20 vite ka ditur të menaxhojë situatën mbi ketë lufte speciale të drejtuar ndaj organizatës që kështu të mund të përfitojnë Serbia me mbështetjen ruse. Situata e sigurisë duhet të monitorohet në një bashkëveprim më KFOR-in në terr territorin e Kosovës por me theks të veçantë atë verior sepse ka informacione jo zyrtare që grupet e interesit serbe në veri mund ta shfrytëzojnë situatën e krijuar nga ndonjë eskalim i mundësohem dhe kështu të krijon tensione etnike të cilat do e dëmtojnë procesin e arritjes së marrëveshjes në mese Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Amerika”.

-Sa i përket sigurisë në Kosovë pas zhvillimeve të shkaktuara nga publikimi i njoftimit për shtyp të Prokurorisë Speciale në Hage unë mendoj që organet e rendit respektivisht institucionet që bëjnë vlerësimin e gjendjes se sigurisë e kanë analizuar zhvillimet dhe mbi këto analiza të ardhur nga burimet e informacioneve zyrtare dhe publike kanë be rekomandime në instanca me të larta ekzekutive politike mbi përshkallëzimin e mundësohem të sigurisë në terr territorin e Kosovës. Lidhur me tronditjen publike të shkaktuar mbi ngritjen e aktakuzave të mundshme ndaj Presidentit dhe ish Kryekuvendarit të Kosovës e vlerësoje që një hap i ngutur nga ana e Prokurorisë Speciale e cila ne veti ngërthen me shumë pikëpyetje mbi paanshmëri profesionale mbi të cilën duhen të veprojnë organet gjyqësore dhe hetuesisë pranë Gjykatës Speciale. Kosova që nga 99 ( pa përfundimit të luftës ) deri në vitin 2008 ishte e administruar dhe kontrolluar nga bashkësia ndërkombëtare ( UNMIK, KFOR ) dhe nga 2008 deri me 14 qershor 2020 nga EULEXI e cila ka monitoruar tri shtyllat kryesore ndaj të cilës ka pasur raporte gjithmonë negative nga Komisioni Evropian. Pra përgjatë këtyre viteve kemi pasur disa gjykime të udhëhequr nga vete UNMIK por të cilat kishin motive politike të interesave serbe dhe të shtyrë nga ripozicionimin e Rusisë në raport me Kosovën dhe Ballkanin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".