Hashim Thaçi duhet të flet, si i ka eliminuar konkurrentët e vetë ushtarak dhe politik

Hashim Thaçi duhet të flet, si i ka eliminuar konkurrentët e vetë ushtarak dhe politik
Hashim Thaçi duhet të flet, si i ka eliminuar konkurrentët e vetë ushtarak dhe politik

Naim Miftari

  • 05 July 2020 - 08:06

Shkruan: Naim Miftari

 "Asnjë ushtar i vërtetë i UÇK nuk do të dënohet nga kjo Gjykatë Speciale e as nga asnjë gjykatë tjetër. Sa i përket Thaçit është mirë ai vetë me shfrytëzua rastin me spjegu botërisht se si disa shërbime sekrete armiqësore e kanë ndihmuar të vjen në krye të UÇK-së, se si i ka eliminua konkurrentët e vetë si ushtarak, si politikan më vonë dhe si e ka përça luftën tonë për liri, si i ka vjedh fondet e luftës për llogari të vetë dhe të klanit të tij gjatë dhe pas luftës. Sido qoftë Hashim Thaçi nuk do të dënohet nga kjo gjykatë, jam shumë i sigurt, ndoshta do të dënohen ca vartës të tij por Thaçi do të gjykohet moralisht, pasi Thaçi se ka fare frikë gjykatën as prokurorinë ndërkombëtare. Thaçi e ka frikën te disa ish shokët e vetë të luftës të cilëve qe 20 vite rresht jua ngarkonte çdo krim apo gabim të mundshëm që përmendej nga ndërkombëtarët për UCK-në. Frika e vetme janë shokët e vetë të cilët mundë ta implikojnë direkt në hierarkinë komanduese, do të thotë të urdhrave dhe përgjegjësinë komanduese me ato thëniet e Thaçit ku deklaronte se ka qen lider vetëm politik larg luftës janë vetëm përralla të Thaçit, ikje nga përgjegjësia që e kishte gjatë luftës”.

-Ardhja e Gjykatës Speciale ishte rezultat që ndodhi pasi qeveritë e njëpasnjëshme të Kosovës me politikanët shumica të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar, e bënë shtetin e Kosovës një shtet mafioz, shtet privat të tyre, ku nuk ka ligj dhe rend, ku gjykata, prokuroritë, policia dhe inteligjenca janë vetëm institucione ku mbrohet krimi i organizuar ku mbrohen politikanët e zhytur në krime. Pra këto institucione janë mjete lodra në duar të politikanëve të korruptuar. Ardhja e Gjykatës Speciale në Kosovë e ka vulën e Hashim Thaçit dhe mbi 80 deputetëve lodra të tij që e votuan këtë Gjykatë jo të drejtë ndaj vendit tonë ndaj popullit tonë. Pastaj kur Hashim Thaçi e sheh se edhe vetë do të jep llogari para kësaj gjykate në mënyrë dinake tenton ta zhbënë këtë gjykatë duke tentuar të ja fus LVV një anulim të kësaj gjykate ku Enver Hoxha i urdhëruar nga Hashim Thaçin e takon Glauk Konjufcën fshehtas dhe e gënjen se Amerikanët po e kërkojnë zhbërjen e kësaj gjykate çka nuk ishte fare e vërtetë pasi pikërisht amerikanët e kanë fjalën kryesore në këtë gjykatë, sidomos në prokurori. Mos të harrojmë se qe 20 vite si shtet nuk e kemi akuzuar Serbin në asnjë organizatë apo gjykatë ndërkombëtare për krimet dhe gjenocidin që e ka bërë në Kosovë rregullisht ndër shekuj. Pra Kosova është indiferente me politikanët e korruptuar që vetëm është mbrojtur nga pretendimet Serbe, në vend që të jetë në sulm ne kërkim të së vërtetës nga momenti kur GJND i ka dhënë legjitimitet shtetit të Kosovës, kur është dashtë ky shtet i hashimave, kadrijav,isave, ramushave, fatmirave, pacollave, që menjëherë me paditë shtetin serb për gjenocid për pastrim etnik, për dhunime, për dëme lufte, për zhdukje të mijëra kufomave për 15.000 të vrarë, por këta njerëz që janë marr me politikë të Kosovës nuk kanë pasur kohë me u marr me punët e mbrojtjes së shtetit pasi kanë qenë tuj vjedh pasuri të Kosovës, tuj ba plane kundër njëri tjetrit, tuj u marr me privatizime. E tani kohëve të fundit tuj ba plane, sidomos Hashim Thaçi tu ba plane me nda Kosovën me Serbinë, duke tentuar të ja plotësoj shumicën e apetiteve serbe që i ka ndaj Kosovës.

Demonstratat kundër Gjykatës Speciale janë demonstrata të vonuara janë të orkestruara politikisht, dhe OVL të gjithë e dimë se janë vetëm lodra të klanit të Hashim Thaçit. Lufta e UÇK ka qenë luftë e drejtë shumë e pastër në një luftë të ndytë është lufta më e pastër gjer sot që është bërë në botë. Gabime individësh ose të grupacioneve që e kanë keqpërdor luftën dhe kanë pas interesa tjera materiale, politike, personale, ka pas edhe UÇK e cila ka qenë një ushtri vullnetare pa kontroll 100 % mos harrojmë krime bëjnë edhe ushtarët e ushtrive moderne për shembull edhe vetë ushtria amerikane shumë raste ushtarët e saj kanë kaluar kompetencat kanë vrarë njerëz të pa fajshëm qëllimisht dhe rastësisht por shteti amerikan i ka gjykua në gjykatat e veta këto raste nuk ka lejuë mu gjykua shtrija amerikane por u gjykua ushtari ose eprori që ka shkel rregullat e luftës, konfliktit. Kosova ka gabuar pse me kohë së pakut prej që jemi shtet me formua vetë Gjykatën Speciale, mu marr me krime të luftës pasi pas luftës çdo krim i luftës ju ka atribuuar UÇK-së, sidomos LDK-ja e ka përdor këtë metodë shumë pas luftës me i fajësua për çdo send strukturat e UÇK-s

Çka ka pasur UÇK të bëj me banesa, me vrasje për pasuri, prona, për hakmarrje të civilëve .Çka ka pas UÇK-ja me një plakë 80 vjeçe serbe, s’ka pas asgjë. Mos të harrojmë civilët serb e të tjerët nuk kanë qenë cak i joni as gjatë luftës edhe pse civilët serb dhe disa rob kanë bashkëpunua ngushtë me aparatin e dhunës shtetërore serbe dhe kanë marr edhe vetë pjesë në krime dhe dhunë kundër shqiptarëve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".