PDK-ja nuk do të ja bënë argatin Qeverisë Hoti, së shpejti vendi shkon në zgjedhje të reja

PDK-ja nuk do të ja bënë argatin Qeverisë Hoti, së shpejti vendi shkon në zgjedhje të reja
PDK-ja nuk do të ja bënë argatin Qeverisë Hoti, së shpejti vendi shkon në zgjedhje të reja

Arsim Haziri

  • 08 July 2020 - 07:03

Shkruan: Arsim Haziri

”Konsideroj se PDK nuk do të përfshihet brenda këtij formati, ndonëse ka intimitetin e ka tejet maksimal. Ky subjekt përgjatë gjithë rrugëtimit të vet politik ka manifestuar logjikë dualistike, e cila është minimizuar pikërisht për shkak të strategjisë së ndjekur gjë që edhe vitin e kaluar u dëshmua. Kam bindjen se koalicioni nuk do zgjerohet, mbase veç çka do rëndohet edhe më shume stabiliteti i qeverisë, dhe për gjitha dështimet potenciale, fajësinë do ta kenë në mënyrë të përbashkët. PDK si duket është duke pretenduar për ta restauruar imazhin në publik, që theksoj se është çështje problematike, mbase qytetari tashmë posedon për çdo formacion politik një mendim, madje mendim të bazuar në përvojë. Vendi së shpejti do t'i nënshtrohet edhe një verifikimi elektoral, në idenë e krijimit të një qeverie e cila qëndron mbi kritere popullore, jo pse po duan liderët e tanimë, por pse do të jetë nevojë imediate”.

PDK, ndonëse jo zyrtarisht, por faktikisht e ka ndihmuar dhe iu është gëzuar krijimit të kësaj qeverie, e cila është ndërtuar mbi kritere jo popullore e demokratike, dhe duke qenë e tillë, s'mund të prodhoj pritshmëri socio-ekonomike. Konsideroj se PDK nuk do të përfshihet brenda këtij formati, ndonëse ka intimitetin e ka tejet maksimal. Ky subjekt përgjatë gjithë rrugëtimit të vet politik ka manifestuar logjikë dualistike, e cila është minimizuar pikërisht për shkak të strategjisë së ndjekur gjë që edhe vitin e kaluar u dëshmua. Kam bindjen se koalicioni nuk do zgjerohet, mbase veç çka do rëndohet edhe më shume stabiliteti i qeverisë, dhe për gjitha dështimet potenciale, fajësinë do ta kenë në mënyrë të përbashkët. PDK si duket është duke pretenduar për ta restauruar imazhin në publik, që theksoj se është çështje problematike, mbase qytetari tashmë posedon për çdo formacion politik një mendim, madje mendim të bazuar në përvojë. Vendi së shpejti do t'i nënshtrohet edhe një verifikimi elektoral, në idenë e krijimit të një qeverie e cila qëndron mbi kritere popullore, jo pse po duan liderët e tanimë, por pse do të jetë nevojë imediate. Pra është imperativ kohor, pse kërkohen strukturime në mënyrën menaxhimit të pasurive publike”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".