Pas 16 Korrikut, vazhdimi i dialogut vetëm duke e detyruar Serbinë ti pranon krimet dhe kompenson dëmet e luftës

Pas 16 Korrikut, vazhdimi i dialogut vetëm duke e detyruar Serbinë ti pranon krimet dhe kompenson dëmet e luftës

Gani Qarri

  • 16 July 2020 - 07:05

Shkruan: Gani Qarri

”Për vijimin e dialogut me Serbinë, kushti i Kosovës ndaj bashkësisë ndërkombëtare, patjetër duhet të jetë çështja e mijëra të zhdukurve shqiptar, të cilët forcat okupatore serbe i morën të gjallë nga Kosova dhe dërguan në Serbi,për jetën dhe fatin e të cilëve atëherë e sot nuk dihet asgjë, ngase ende i mbahen të kidnapuar nga Serbia. Ndaj pas ftesës së bërë Hashim Thaçit për intervistim në Gjykatën Speciale, në Kosovë ka ndryshuar qëndrimi i deritanishëm i cili diktohej nga Thaçi, gjërat kanë filluar të marrin kahe dhe është rikthyer interesimi për zbardhjen e fatit të të zhdukurve, kështu që vet kryeministri aktual i Kosovës Avdullah Hoti para shkuarjes në Bruksel, i ka takuar përfaqësuesit e organizatave për të zhdukurit, me zotimin e tij se përfundimisht do ta shtrojë në dialog si çështje me prioritet pikërisht çështjen e të pagjeturve”.

Pas mese dy viteve të ndërprerjes së dialogut, me insistimin e SHBA-s, Kosova dhe Serbia u rikthyen serish në tavolinën e bisedimeve, megjithatë për shkaqe dhe rrethana ende të pa sqaruara tërësisht deri në fund, takimi i paraparë që të mbahej më 27 qershor në Washington, dështoi. Ndaj është momenti i fundit që nga delegacioni kosovar, përfundimisht të kushtëzohet vazhdimi i dialogut me Serbinë, në mënyrë që nga takimi i 16 korrikut të fillohet me trajtimin e temës më të dhimbshme për qytetarët e Kosovës që janë viktimat e luftës dhe të zhdukurit si dhe kompensimi i dëmeve për të cilat është heshtur në vazhdimësi qysh nga fillimi i këtij dialogu, ndërsa është folur e ngritur zëri vetëm nëpër tubimet përkujtimore të viktimave të luftës dhe të dëshmorëve, kur dihet se me vetëm pak insistim të Kosovës dhe pak më shumë presion ndërkombëtar ndaj Serbisë, kjo çështje që moti do të ishte zbardhur. Ndaj kusht të parë për vazhdimin e bisedimeve, medoemos Kosova duhet ta ketë fatin e të pagjeturve dhe çështja e personave të zhdukur, kjo duhet të jetë çështje me prioritet për institucionet e Kosovës,për vet faktin se që nga koha e okupimit të Kosovës,nga Serbia, ajo ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje, jo vetëm për gjenocidin dhe dëmet e shkaktuara materiale por as për fatin e 1641 personave të zhdukur e të kidnapuar, trupat e të cilëve tash e mbi 20 vite me radhë, mbahen peng në Serbi dhe që nga vitet e luftës 1998-99, familjet edhe sot, i presin tu kthehen eshtrat e bijve të tyre, me varre të hapura në Kosovë.Për vijimin e dialogut me Serbinë, kushti i Kosovës ndaj bashkësisë ndërkombëtare, patjetër duhet të jetë çështja e mijëra të zhdukurve shqiptar, të cilët forcat okupatore serbe i morën të gjallë nga Kosova dhe dërguan në Serbi,për jetën dhe fatin e të cilëve atëherë e sot nuk dihet asgjë, ngase ende i mbahen të kidnapuar nga Serbia.

Ndaj pas ftesës së bërë Hashim Thaçit për intervistim në Gjykatën Speciale, në Kosovë ka ndryshuar qëndrimi i deritanishëm i cili diktohej nga Thaçi, gjërat kanë filluar të marrin kahe dhe është rikthyer interesimi për zbardhjen e fatit të të zhdukurve, kështu që vet kryeministri aktual i Kosovës Avdullah Hoti para shkuarjes në Bruksel, i ka takuar përfaqësuesit e organizatave për të zhdukurit, me zotimin e tij se përfundimisht do ta shtrojë në dialog si çështje me prioritet pikërisht çështjen e të pagjeturve. Sado që një zotim të tillë premtues, për ngritjen e kësaj çështje, e kanë bërë të gjitha delegacionet në të kaluarën të cilat janë angazhuar në këtë proces, kjo temë e dhimbshme asnjëherë nuk është nxjerr në tavolinë të bisedimeve për faktin se nën kryesimin e Hashim Thaçit, edhe gjykatat vendore e kishin të ndaluar ti trajtonin këto tema, nga frika se do të irritohej partneri në bisedime Aleksandër Vuçiq. Ndërsa pas shpalljes së aktakuzës ndaj Thaçit nga Gjykata Speciale, janë hapur rrugët dhe krijuar mundësit për ngritjen dhe çuarjen deri në fund të kësaj kërkese vendimtare, e veçanërisht për zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe të kidnapuarve nga Serbia, për të cilët ajo duhet të jap sqarimet e nevojshme dhe përgjigjen përfundimtare si dhe të bëj kërkim faljen për të gjitha, si kusht për pajtim dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".