Dhuna dhe fyerjet në parlament, mungesë edukate e të zgjedhurve të popullit

Dhuna dhe fyerjet në parlament, mungesë edukate e të zgjedhurve të popullit
Dhuna dhe fyerjet në parlament, mungesë edukate e të zgjedhurve të popullit

Dr. Hysni Aliu

  • 01 August 2020 - 12:12

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

”Fatkeqësisht, në secilën parti gjenden dy apo tre individ që i tejkalojnë suazat e një komunikimi normal. Vërsuljet e dhunshme ndaj njëri tjetrit tani më janë bërë rutinë, madje edhe ndaj gjinisë femërore, gjë e cila nuk na ka takuar neve si kulturë, e cila së paku në publik respekton këtë gjini. Vërsulja ndaj një femre, gjithmonë ka qenë shenjë e dobësisë së një individi. Thotë një fjalë popullore " Gjuha është pasqyrë e mendjes dhe shpirtit", andaj secili nga ne radhitet në një kategori të caktuar, edhe në bazë të asaj që e themi dhe mënyrës si e themi. Përdorimi i fjalëve fyese, nënçmuese, ose vërsuljet fizike, janë shenjë e mungesës së kontrollit emocional mbi vetveten, mungesës së njohurive, mungesës së argumenteve ose mungesës së një kulture të mirëfilltë komunikuese që ndërlidhet në nivelin e zhvillimit edukativo arsimor”.

-Gjuha që po përdoret në Kosovë, nga udhëheqësit tanë politik, është shumë shqetësuese. Një gjuhë e tillë, jo vetëm që është e dëmshme për raportet ndër njerëzore por është e dëmshme edhe për zhvillimin kulturor të rinis tonë dhe raporteve të tyre me shoqërinë dhe politikën. Kjo gjuhë e dëmton edhe bashkëpunimin e domosdoshëm në mes të partive të ndryshme, së pakut për çështje madhore. Fatkeqësisht, në secilën parti gjenden dy apo tre individ që i tejkalojnë suazat e një komunikimi normal. Vërsuljet e dhunshme ndaj njëri tjetrit tani më janë bërë rutinë, madje edhe ndaj gjinisë femërore, gjë e cila nuk na ka takuar neve si kulturë, e cila së paku në publik respekton këtë gjini. Vërsulja ndaj një femre, gjithmonë ka qenë shenjë e dobësisë së një individi. Thotë një fjalë popullore " Gjuha është pasqyrë e mendjes dhe shpirtit", andaj secili nga ne radhitet në një kategori të caktuar, edhe në bazë të asaj që e themi dhe mënyrës si e themi. Përdorimi i fjalëve fyese, nënçmuese, ose vërsuljet fizike, janë shenjë e mungesës së kontrollit emocional mbi vetveten, mungesës së njohurive, mungesës së argumenteve ose mungesës së një kulture të mirëfilltë komunikuese që ndërlidhet në nivelin e zhvillimit edukativo arsimor. Në momentin që individi udhëhiqet nga emocionet, atëherë, të gjykuarit normal del në rend të dytë. Konfrontimet verbale në parlamentin e Kosovës, dhe në komisionet hetimore, janë shenjë e asaj që përfaqësuesit tanë kanë mungesë të njohurive për çështjet që trajtohen, mungesë të argumenteve, dhe tendencë që dhunshëm ta dërgojnë më tutje mesazhin. Kjo mënyrë e komunikimit qon ujë në mullirin e armikut, jep një pasqyrë të keqe para shteteve mike dhe varfëron mundësinë që temat e nxehta dhe me interes për qytetarët të analizohen në mënyrë të paanshme, të argumentuar dhe si rrjedhojë të dalin konkluzione që ndihmojnë popullin tonë.

Është edhe më e rëndë që këto konfrontime verbale po ju ndodhin edhe Akademikëve tanë nëpër rrjetet sociale. Ata madje po konfrontohen edhe me ambasadorët e vendeve mike ose përfaqësuesve tjerë të organizatave evropiane në Kosovë, duke i kritikuar, thumbuar, për gjëra që edhe ata e dinë që vetë janë gabim. Është shumë e dhimbshme, sepse me këtë sjellje, në jo vetëm që tregojnë se të cilit nivel jemi, por edhe zëmë armiq pikërisht aty ku kemi miq. Në çdo vend normal të botës, kur flet akademiku, atëherë të tjerët dëgjojnë dhe mësojnë diçka nga ato fjalë, ndërsa tek ne është e kundërta, akademikët, kryetarët, deputetët, e përfaqësues të tjerë të institucioneve, janë bërë shembull për të keq dhe degradues të komunikimit normal. Unë ju bëjë thirrje të gjithë atyre që përfaqësojnë popullin dhe shtetin, të heqin dorë nga gjuha fyese, kërcënuese dhe nënçmuese ndaj njëri tjetrit. Populli ynë do i mban mend të gjithë këta individ që lëndojnë ndjenjat e tjetrit, dhe do i dënoj me forcën e votës. Ne nuk guxojmë të fyejmë e të konfrontohemi me ambasadorët e vendeve mike apo përfaqësuesit tjerë. Ekzistojnë mënyra të komunikimit intern dhe shprehjes së pakënaqësisë ndaj secilit, pa pas nevojë që publikisht të vendoset dikush në një pozite të sikletshme. Secili që e bënë këtë, le ta din që po gërryen themelet e shtetit tonë që edhe kështu është i brishtë”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".