Qeveria e brishtë dhe drejtësia e përgjumur, stimulim për shtimin e krimit të organizuar

Qeveria e brishtë dhe drejtësia e përgjumur, stimulim për shtimin e krimit të organizuar
Qeveria e brishtë dhe drejtësia e përgjumur, stimulim për shtimin e krimit të organizuar

Hasan Preteni

  • 07 August 2020 - 07:38

Shkruan: Hasan Preteni

“Të gjitha rastet që në fillim kishin filluar me pompozitet kanë ra në harresë. Rasti tokat, pronto, veteranët, stendat ... asgjë. Do parashkruhen që të gjitha”.

Ish kreu i Agjencionit Kundër Korrupcion, Hasan Preteni, konsideron se në këtë kohë pandemie, krimi dhe korrupsioni në shtetin e Kosovës do të thellohet koma më shumë, pasi që nuk funksionon Qeveria, nuk funksionojnë organet e drejtësisë, prokuroria dhe gjyqësor, kështu që rastet serioze që ishin në procedurë do të parashkruhen, derisa veprime tjera të krimit të organizuar do të shtohen.

“Jo, kjo situatë i përshtatet krimit dhe gjyqësorit. Kriminelët kërkojnë mjegull, tani i gjithë opinioni është i koncentruar rreth Coronës. Mediet dhe shoqëria civile gjithashtu. Prokurorët dhe gjyqtarët pa punë, pa kontroll dhe pa asnjë veprim. Të gjitha rastet që në fillim kishin filluar me pompozitet kanë ra në harresë. Rasti tokat, pronto, veteranët, stendat ... asgjë. Do parashkruhen që të gjitha”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".