PDK-ja “kujdestare” në pritje të daljes së AAK-së nga Qeveria Hoti për tu bërë pjesë e koalicionit dhe vazhduar kapjen e shtetit me LDK-në

PDK-ja “kujdestare” në pritje të daljes së AAK-së nga Qeveria Hoti për tu bërë pjesë e koalicionit dhe vazhduar kapjen e shtetit me LDK-në
PDK-ja “kujdestare” në pritje të daljes së AAK-së nga Qeveria Hoti për tu bërë pjesë e koalicionit dhe vazhduar kapjen e shtetit me LDK-në

Muhamet Kelmendi

  • 14 August 2020 - 15:55

Shkruan: Muhamet Kelmendi

“Ka mundësi që vjen deri te tërheqja e AAK nga koalicioni. Por, kjo nuk donë të thotë se përfundon qeverisja. PDK do te dali në anën e LDK-së dhe së bashku kanë mundësi për të vazhduar të qeverisin. Mirëpo, ajo që do të krijon konflikte të mëdha është dialogu me shtetin serb dhe përfundimet që priten. Nuk duhet as AAK, as NISMA as, PDK, as LDK që të lejojnë këtë person të pa aftë dhe injorant, pra Avdullah Hotin, që pa përgatitje politike dhe diplomatike ta përfaqëson Kosovën. Z. Hoti dhe z. Skënder Hyseni duhet të rrinë në shtëpi. Ata nuk kanë fare lidhje me dialog”.

Se a do të ketë sukses mocioni i VV-së ndaj Qeverisë Hoti, do varet nga raportet politike të koalicionit dhe të qëndrimit të PDK-se. Nga kjo varet tërësisht fati i Qeverise Hoti. E në këtë anë është edhe Presidenti, vendimi i të cilit i ka frenat –dizginat- në dorë, dhe mundë ti tërheq ata për të vendosë. Natyrisht se raportet midis AAK dhe LDK do të vazhdojnë të keqësohen edhe më tej. Ka mundësi që vjen deri te tërheqja e AAK nga koalicioni. Por, kjo nuk donë të thotë se përfundon qeverisja. PDK do te dali në anën e LDK-së dhe së bashku kanë mundësi për të vazhduar të qeverisin. Mirëpo, ajo që do të krijon konflikte të mëdha është dialogu me shtetin serb dhe përfundimet që priten. Nuk duhet as AAK, as NISMA as, PDK, as LDK që të lejojnë këtë person të pa aftë dhe injorant, pra Avdullah Hotin, që pa përgatitje politike dhe diplomatike ta përfaqëson Kosovën. Z. Hoti dhe z. Skënder Hyseni duhet të rrinë në shtëpi. Ata nuk kanë fare në lidhje me dialog. Nuk janë të qëndrueshëm dhe ju mungon çdo masë e diplomatit. Nga ata do të ketë vendi vetëm n dëme të mëdha dhe te pa riparueshme. Kjo do të shpie vendin në konflikte më të mëdha dhe ndarjet do të jenë akoma më të ashpra, do të thellohen. E mu kjo Kosovës nuk i duhet. Këtej është koha e fundit që AAK dhe NISMA të veprojnë pa vonesë, duke e vlerësuar rrezikun e situatës, të dalin nga koalicioni dhe të ndalin rrezikun që po i vjen vendit nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi. Thënë kështu troç se Avdullah Hoti dhe Skënder Hyseni janë vetëm vegla të tyre. Ata nuk kanë mundësi vetëm për vetëm të vendosin. Janë shumë të dobët dhe frikacak. Njerëz që siç thotë populli i “frikësohen hijes së vetë". Të dytë janë vegla të dikujt tjetër që i kontrollon dhe komandon ata, pra Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, prandaj edhe këtu është rreziku. Ky rrezik do të ketë reperkusione të thella. Populli nuk do të duhet të pranoj ndarjen dhe copëtimin e Kosovës. Të gjithë do të duhet dhe besoj që do të ngrihen në këmbë, nëse ndodh ky akt, dhe kështu çdo veprim i tyre do të ketë fuqinë nul (zero) juridike”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".