Kosovës i duhet një VETING juridik radikal me mbështetje amerikane, jo thirrje mashtruese për ndihmë në përvojë pune

Kosovës i duhet një VETING juridik radikal me mbështetje amerikane, jo thirrje mashtruese për ndihmë në përvojë pune
Kosovës i duhet një VETING juridik radikal me mbështetje amerikane, jo thirrje mashtruese për ndihmë në përvojë pune

Skender Kapiti

  • 07 September 2020 - 17:10

Shkruan: Skënder Kapiti

“Duhet një VETING i kryer nën monitorimin e rreptë amerikan, sepse askush nuk ka besim te prokurorët e as te gjyqtarët vendor. Pra amerikanëve u duhet kërkuar ndihmë për miratimin e VETING-ut dhe monitorimin e kontrollin e tij nga ata. Kjo orvatje hipokrizie e ministrit të Drejtësisë së Kosovës është hipokrizia dhe mashtrimi i radhës i klasës politike të Kosovës, i elitës politike të Kosovës e cila Drejtësinë në Kosovë e ka si instrument politik në dorë të saj”.

Kërkesa e Ministrit të Drejtësisë së Kosovës në SHBA, që gjyqtarët e prokurorët amerikan të vijnë në Kosovë për përvojë pune tani është shumë e vonuar, por me tepër ajo nuk është as e besueshme dhe as serioze, por më shumë si një hipokrizi politike. E themi këtë se nëse qeveria aktuale dëshiron me të vërtetë sundimin e ligjit dhe ndërtimin e vënien në funksionim të shtetit ligjor ajo duhet të ndërmarrë nismën ligjore për miratimin në parlament të VETING-ut ashtu si në Shqipëri. Është hipokrizi kjo, pasi Kosovës nuk i duhen gjyqtarë amerikanë për të dhënë përvojë, por Kosovës do t’i duheshin ekspertë dhe gjyqtarë e prokurorë amerikane me të drejtë vendimmarrjeje dhe në krye të sistemit të drejtësisë në Kosovë. Kosovës i duhet një VETING juridik radikal , mundësisht që sistemi i drejtësisë, qe nga ai të largohen jo vetëm të gjithë gjyqtarët e prokurorët por edhe sekretarët, punonjësit e administratës e deri edhe pastruesit e zyrave sepse edhe ata janë emëruar e zgjedhur për merita nepotizmi, korrupsioni dhe partizanizmi politik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".