Qeveri koti në kohë krize, prioritet kapja e shtetit dhe jo ligji për Qeverinë

Qeveri koti në kohë krize, prioritet kapja e shtetit dhe jo ligji për Qeverinë
Qeveri koti në kohë krize, prioritet kapja e shtetit dhe jo ligji për Qeverinë

Blerim Burjani

  • 18 September 2020 - 18:19

Shkruan: Blerim Burjani

“Kjo çështje është e vështirë të zgjidhet në kushte normale të funksionimit të këtij koalicioni dhe të kësaj përbërje të legjislativit, prandaj shteti mundë të shkoj në zgjedhje të reja deri në nëntor të këtij viti. Pra nuk e besoj kurrsesi se do të ketë ligj për Qeverinë. Deri më tash ky ligj vetëm është premtuar, është futur madje edhe në planin legjislativ të qeverisë së kaluar dhe të kësaj të tanishmes por nuk është përcaktuar asnjë afat serioz kohor për ta miratuar dhe filluar së zbatuari këtë ligj bazik i cili kërkohet edhe me Kushtetutë.”

As në këtë mandat nuk do të ketë Ligj për qeverinë, e as ligj të ri për të ndaluar privilegjet politike dhe financiare. Pra nevojitet një ligj që nuk do të duhet të kishte më shumë se 10 ministri, që të reduktohet zhvatja e buxhetit, të reformohet administrata publike .Në këtë situatë pandemike nuk pres fare të ketë një ligj që do ta rregulloj këtë temë, pra kjo qeveri është e pandemisë dhe e dialogut, përderisa është lënë anash plotësisht punësimi ,dhe themelimi i fondit për mbrojtje shëndetësore, pra deri tash asgjë nuk vërehet përveç pandemisë dhe dialogut Kosovë- Serbi.

Gjendja është e vështirë ekonomike dhe do të jetë akoma edhe më e vështirë, sidomos në sezonin e dimrit, sepse nëse futemi me këtë gjendje dhe me këto rrethana, do të jetë gjendja akoma më e vështirë. Partitë politike në pushtet dhe në opozitë janë futur në betejë të pa ndershme, ju kanë rrekur çështjes së luftës se kush do ta merr postin e presidentit?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".