Rrëshqitja e madhe e Shpend Ahmetit, shpërthen në kërcënim dhe mos durim

Rrëshqitja e madhe e Shpend Ahmetit, shpërthen në kërcënim dhe mos durim
Rrëshqitja e madhe e Shpend Ahmetit, shpërthen në kërcënim dhe mos durim

Arsim Haziri

  • 04 October 2020 - 13:19

Shkruan: Arsim Haziri

Liderët, cilët do qofshin ata, kur japin premtime, kur marrin zotime dhe futen në obligime te qytetari, sikur është rasti i Prishtinës dhe kryetari në ikje Shpend Ahmeti, duhet ta konstruktojnë politikisht universalen, gjendjen e përgjithshme, jo edhe ta përdorin fuqinë e popullit që ta konstruktojnë planin dhe idenë për interesin personal, për materializim masiv. Në demokraci fuqia është tek populli, jo edhe tek liderët. Çdo version tjetër, mundë të ngjaje në formë tjetër qeverisje, mirëpo assesi me atë demokratike, me atë ku sundimi bazë është populli. Nuk na duhet më asgjë për t'i thënë e dhënë mendimet për faktet e prekshme objektive. Gjithçka çka kem përballë mundë të na shërbej si arsye pse ky sistem me këta njerëz që kanë kapur shtetin dhe ngulfatur demokracinë duhet të ndëshkohet. Liria e uzurpuar nga realizuesit e sistemit mundë të përfundojë vetëm kur ne t'i përfundojmë me vote ata. Ndryshe s'bënë dhe s’mund të jetë!

Ajo çka e vërejtëm dhe që ishte shqetësim serioz se si ndodhi në asamblenë komunale të Prishtinës, një ballafaqim dhe kërcënim verbal I kryetarit shpend Ahmeti ndaj asamblistit Egzon Rrahmani, flet më së miri se sa thellë ka rrëshqitur në devijim, sepse vetë politika që ai përfaqëson është në krizë të rëndë morale, gjë që dëshmon se vërtetë çdo gjë pothuaj është orientuar drejt linjave negative, linjave që përjashtojnë shoqërinë me çdo kusht në rolin e vetë determinant. Këtë fakt e dinë edh udhëheqësit e të gjitha partive politike, e dinë pasi shumica dërmuese e tyre janë të përfshirë në mënyrë direkt në zhvatje dhe zbatim të politikës në forma klienteliste e kleptokratike. Kështu, pra me logjikë zotëruese s’mund të bëhet e tërësishmja, s’mund të bëhet ajo e cila bënë të gjithë të frymojnë lirshëm. Jo edhe ndryshe. Kështu bëhet vetëm për disa e ashtu bëhet vetëm për të gjithë, shteti, komuniteti i cili ngrihet vetëm për të mirën e të gjithëve. Në këtë logjikë ka dështuar Shpend Ahmeti që kur vendosi të ndaj rrugën duke i larguar nga VV-ja dhe duke shpërfillur besimin e elektoratit, prandaj dështimin po mundohet ta mbulon me mos durim kur atij i shpërfaqen kritikat publike për zotimet e dhëna dhe mos përmbushjen e tyre.

Ajo që çdo ditë po ndodhë, po i ngushton mundësitë për një jetë më të dinjitetshme, për një jetë normale, për një jetë ku qytetaria të ishte subjekt centrik. Këtë orientim e ka harruar dhe e ka përbuzur duke devijuar Shpend Ahmeti. Tani jemi në situatën kur vendi duhet urgjentisht t'i nënshtrohet një procesi të shpejt zgjedhor, proces ky tek i cili të gjitha partitë politike do të merrnin një lloj legjtimiteti për të gjitha kauzat e tyre politike. Aktualisht asnjë prej partive politike nuk gëzon pozicionin aty ku është, kështu s'ka qenë mendimi e veprimi elektoral i zgjedhjeve të 6 tetorit. Pozicioni i partive, veçanërisht atyre që kanë analogji me padrejtësitë dhe të gjitha fenomenet e saj, janë aty ku për të cilat zgjedhjet nuk gjejnë dakordësi. Më i drejt dhe racional se verdikti popullor askush s'mund të jetë, ashtu siç ka vendosur ai, ashtu duhet të funksionoj struktura udhëheqëse, përndryshe shpejtë mund të vijnë ato (procesi zgjedhor), ku ndëshkimi mund të jetë më i madhe. Më shume se ajo që ne ballafaqohemi s'mund të jetë opinioni ynë, që realisht aspak e fatkeqësisht nuk po bartë vlera të emancipimit dhe pavarësisë, pasi në masë po e minojnë interesat e ndryshme. Duke qenë më shumë masa e interesit material sesa masa e sovranizimit mendor, e kemi këtë gjendje të pandërgjegjshme, ku çdo ditë po bëhet edhe me e papërballueshme. Ata që mashtruan qytetarin, që shpërdoruan votën dhe Besimin e dhënë, sikur ishte edhe Shpend Ahmeti, duhet të ballafaqohen me realitetin dhe të japin llogari për borxhin që i kanë mbetur zgjedhësit, votuesit të cilit ja kanë kërkuar besimin. Duhet njëherë e mirë ta kuptojmë që privatja ka kuptim e rëndësi vetëm brenda interesit të përgjithshëm të publikes, jo edhe anasjelltas, jo edhe në një konstrukt e rrethane ndryshe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".