Dy dekada në liri, 13 vite shtet, qeveritë e Kosovës nën mëshirën dhe diktatin e pakicave kombëtare

Dy dekada në liri, 13 vite shtet, qeveritë e Kosovës nën mëshirën dhe diktatin e pakicave kombëtare
Dy dekada në liri, 13 vite shtet, qeveritë e Kosovës nën mëshirën dhe diktatin e pakicave kombëtare

Faik Krasniqi

  • 01 November 2020 - 12:14

Shkruan: Faik Krasniqi

Në Maqedoni gjysma e popullatës janë jo maqedonase. 30-40 përqind e popullatës së përgjithshme janë shqiptare, dhe nuk gëzojnë as minimumin e të drejtave sa gëzojnë pakicat kombëtare në Kosovë, me theks të veçantë pakica serbe. Vlen të theksohet se në Kosovë pakicat kombëtare përbëjnë vetëm 8 përqind të popullatës. Shumica shqiptare është peng e pakicave në Kosovë. Kjo s'do koment!

Me përjashtim të Qeverisë Kurti, të gjitha qeveritë e tjera kanë qenë të varura nga pakicat kombëtare që jetojnë në Kosovë. Kjo vjen si pasoje që kemi politikë të dobët, dhe për hir të pushtetit bëjnë edhe qeveri të pakicës, si qeveria Hoti. Nëse dy deputet të pakicave kalojnë me opozitën bie kjo qeveri. Krijimi i qeverive të tilla tregon jo seriozitetin e politikanëve të një vendi. Tallje me publikun. Pasojat e pakos së Ahtisarit do t'i shohim edhe me dekada të tëra nëse nuk ndryshohet Kushtetuta për heqjen e super privilegjeve të pakicave kombëtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".