O mashtrues, emri i lirisë së Kosovës nuk janë as Hashim Thaçi as Kadri Veseli

O mashtrues, emri i lirisë së Kosovës nuk janë as Hashim Thaçi as Kadri Veseli
O mashtrues, emri i lirisë së Kosovës nuk janë as Hashim Thaçi as Kadri Veseli

Naim Miftari

  • 17 November 2020 - 21:29

Shkruan: Naim Miftari

Liria në Kosovë tentohet të blihet edhe me pare dhe reklamime.
Incidenti i kalljes së reklamës të klanit të multi milionerëve Thaçi-Veseli afër Graqanices mundet shumë lehtë të jetë "incident" skenar i përgatitur nga Serbët edhe nga Shqiptarët..!

Pse mos me qenë në reklamë ‘liria ka emër’ emrat e fotot e 15.000 Shqiptarëve të vrarë, pse mos me qenë emrat e mbi 1300 fëmijëve të vrarë nga shteti i Serbisë, pse mos me qenë në reklamë emrat  e mbi 1640  kufomat të zhdukura të Shqiptarëve nga shteti Serb.

Le mos boni filma se emri i lirisë së Kosovës nuk është Hashim Thaçi as Kadri Veseli por janë mijëra dëshmorë tanë, janë invalid e mbi 14.000 luftëtarë të UÇK, janë edhe dhjetëra mijëra civil të vrarë, të dhunuar e një milion të dëbuar shqiptarë nga Kosova.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".