Harruan dëshmimin dhe denoncimin e krimeve serbe të luftës, akademikët dhe historianët kosovar të sunduar nga kapotë e krimit të organizuar

Harruan dëshmimin dhe denoncimin e krimeve serbe të luftës, akademikët dhe historianët kosovar të sunduar nga kapotë e krimit të organizuar
Harruan dëshmimin dhe denoncimin e krimeve serbe të luftës, akademikët dhe historianët kosovar të sunduar nga kapotë e krimit të organizuar

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 21 November 2020 - 17:20

Shkruan: Reshat Badallaj

Mjerisht ne mund t' i përmendim edhe me emra se kush ka lehur si qenë për interesa të këtyre krye kapove dhe lanë nam për të keq sepse ranë në at nivel shumë të ulët dhe tani kinse po bëjmë reagim duke harruar se nuk është asgjë tjetër pos tallje me popullin. Kur akademia në Beograd në "Francuska nr.7", nuk lan gurë e dru pa lëvizur kundër Kosovës duk shpifur kjo kope historianësh dhe akademikësh ranë në gjumë, heshtën ose u bënë me një valle me krye banditët të veshur në xhaketën e shtetit sepse ushqehen nga grazhdi i tyre.

Sa i përket reagimeve te vonuara te spektrit politik mua personalisht nuk më habitin fare sepse ne nuk kemi pasur politikan të mirëfilltë që kanë punuar për interesa të qytetarit, shtetit dhe kombëtare. Unë gjithmonë i kam konsideruar dhe vazhdoj t' i konsideroj pa lëvizur asnjë milimetër, sepse këta janë treguar aq të pafytyrë, idiot, vagabond dhe hajdut sa që i ka ra në sy edhe një njeriu të rëndomtë. Pra, kësaj bande banditësh e vagabondësh nuk ju ka interesuar fare kjo që Kosova tani është në momentin më tronditës. Kjo faqe e zezë më së paku i thënçin politikan i ka interesuar se si ta kapin pushtetin dhe pastaj të vrapojnë pas hajnisë taman si zagarët pas kufomave të vdekura. Dhe, shtrohet pyetja: Kjo kastë banditësh si u bënë super milionerë dhe si siguruan pasuri për 20- 30 breza, pra kjo bandë vagabondësh nuk e ka pasur hallin e shtetit, kombit dhe sidomos për këto aktakuza edhe pse i sollën vetë. Nga verbimi pas pushtetit dhe hajnisë që e kanë në gjak e kanë parë të panevojshme të ngrenë zërin kundër kësaj dosje kriminale që e ka ngritur Serbia kundër luftës së drejtë të UCK-së dhe më pas është formuar dhe imponuar edhe Gjykata Speciale. Ndërkaq, kur është fjala për akademikët dhe historianët është për të ardhur shume keq, sepse edhe këta vepruan sipas urdhrave të këtyre krye hajnave dhe kryebanditëve. Edhe pse janë bërë gaz i botës dhe horë prapë se prapë si thuhet nga anët e mia në zhur të krahinës së lumes: " më mirë vonë se hiç". Unë do ta përkrahja çdo të mirë që shkon për shtetin, UÇK-në dhe kombin por do të jetë vështirë të arsyetohen pse heshtën karshi krimeve, gjenocidit serbo- fashist kundër shqiptarëve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".