Shkolla e cila arsimoj dhe edukoj tetë dëshmor të kombit dhe e cila i bëri ball segregacionit të pushtetit serb

Shkolla e cila arsimoj dhe edukoj tetë dëshmor të kombit dhe e cila i bëri ball segregacionit të pushtetit serb
Shkolla e cila arsimoj dhe edukoj tetë dëshmor të kombit dhe e cila i bëri ball segregacionit të pushtetit serb

Ismail Muçiqi

  • 29 November 2020 - 15:38

Radio Televizioni i Kosovës mbrëmë me 28 Nëntorë për herë të par shfaqi Dukomentarin e punës dhe veprimtarisë të shkollës së mesme Teknike 28 Nëntori të Prishtinës e cila e mbajti emrin e ditës së Pavarsisë.

Në këtë Dokumentar në mënyrë kronologjike u pasqyrue jeta puna dhe veprimtaria e këtij instuticioni arsimorë i cili në mënyrë sistematike u përballë me vështirësi të ndryshme, të cila ishinë dhuna dhe segregacioni si dhe  largimi të nxënseve dhe arsimëtarve nga objektet publike shkollore . Përmesë këtij Dokumentari u pasqyrue puna dhe përkushtimi i profesorve të kësaj shkolle të cilët dhanë kontribut të jashtzakonshëm për ta mbajtur gjallë Shkollën Shqipe.

Pas aplikimit të masave të dhunshme të cilat i ndërmori Shteti Serbë në Kosovë 1600 nxënës bashkë me 100 profesorë dhe arsimtarë u mobilizuan për ta organizuar mësimin parelel nëpër shtëpit private të cilat u shëndrruan në shkolla.

Në këtë Dokumentar u pa humanizmi, dashuria dhe përkushtimi ndaj nxënseve arsimtarve dhe Shkollës Shqipe.

Në këtë Emision u pa dhe u përkujtue periudha e vitit 1990 kur në Shkollën Teknike 28 Nëntori u bë helmimi i nxënseve.

Përmes intervistave të këtij Dokumentari, në të cilën folën Rexhep Osmani ish Ministër i Arsimit të Republikës së Kosovës, Ismet Beqiri po ashtu punëtor i kësaj shkolle dhe personalitetet tjera të këtij instuticioni arsimorë. Këto personazhe u vlersuan lartë punën dhe qendrimi burrëror dhe patriotikë të Drejtorit të atëhershme të kësaj Shkolle zotri Shemsi Lushaku.

Ky njeri edhe përkundër masave dhe ligjeve të cilat i kishte aplikue Shteti Serbë në Kosovë për ti ndalue planprogramet mësimore ky asnjëhere nuk i përfilli masat serbe por gjithëmon qëndrojë pranë nxënseve dhe arsimtarëve dhe pa asnjë hezitimë nënshkrojë dokumentacionin’. Dëftesa dhe Diploma duke i nënshkruar dhe vulosë me vulën e Republikës së Kosovës. Ky Drejtor dhe menaxher i kohës disa here u ftua në polici duke u malltretue psiqikisht përmesë kërcnimeve për të heqë dorë nga sistemi parelelë i Shkollës Shqipe i cili zhvillohej në të gjitha Shkollat e Kosovës.

Nuk mundë të harrohet kontributi i vëllezërve Zhushi të cilët i shëndrruan shtëpit e banimit në lokale shkollare vite me radhe. Po këta katër vëllazërit Zhushi ishinë modelë i solidarizimit me nxënsit dhe arsimtarët duke dhënë kontribut të jashtzakonshëm në krijimin e kushteve sado pak normale për të vazhdue mësimi nëpër shkolla.

Po ashtu me ndihmën dhe përkrahjen e Behxhet Brajshorit dhe Ismet Beqiri të cilët ishinë në krye të degës së Lidhjës Demokratike në Vranjefcë u arrit që edhe disa familje në mënyrë vullnetare i lëshuan shtëpitë e tyre duke i shëndrue në objekte shkollore.

Në Dokumentarin e RTK-së u pasqyrue puna veprimtaria dhe historiku i Shkollës Teknike që nga aplikimi i masave të dhunshme nga Serbia e deri tek Qlirimi i Kosovës.

Duhet përmendur se në këtë instuticion shkollorë përkatësisht përmesë bankave të kësaj shkolle, u shkolluan , u arsimuan  dhe edukuan edhe 8 dëshmorë të cilët ranë për Lirinë dhe Pavarsinë e Kosovës.

E këta ishinë.. Murat Mehmeti, Asllan Pireva, Afrim Zhitia, Bahri Fazliu, Fehmi Lladrovci, Sokol Sopi, Isa Kastrati dhe Sevdail Gjakolli.

Misioni dhe mesazhi i këtij Dokumentari i cili ka një histori të vuajtur të gjeneratave të kaluara i obligonë gjeneratat e tanishme dhe ato që vijnë më vonë ti përkujtojnë këto periudha të historisë të cilat duhet tu sherbejnë si inspirimë për ti mbrojtur vlerat arsimore, tradicionale, me qëllim të kultivimit të ndjenjave patriotike për Shtetin e Kosovës dhe për të ardhmen e Trojave Shqipëtare.

Ne foto Shemsi Lushaku ish Drejtor i Shkollës së Mesme 28 Nentori në Prishtinë.

Ky njeri nuk u dorzua asnjëherë para sfidave.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".