Lexoni edhe:
Hoti: Kandidimi i Lumir Abdixhikut për kryetar ende në pikëpyetje
Shkruan: Faik Krasniqi
LDK e kritikonte qeverinë e Ramush Haradinajt për numrin kaq të lartë të zv-ministrave. Por edhe ky është duke shkuar rrugës së tij. Edhe nëse kritikohet për këtë gjë, do gjej ndonjë arsyetim banal. Këto gjëra ndalen vetëm me ligj, përndryshe këta s'kanë të ndalur në asgjë. Këta nuk kanë kufi. Nuk e dinë fjalën "Mjaft". Janë të pangopur.
Hoti: Kandidimi i Lumir Abdixhikut për kryetar ende në pikëpyetjeLexoni edhe:
Partitë politike në Kosovë shtetin e konsiderojnë si lopën që duhet mjelë. Është e shtetit dhe duhet vjedhur. Ky mentalitet plaçkitës është krijuar prej kohës së komunizmit. Është e shtetit. Shtetin nuk e konsiderojnë si të qytetarëve, por një pronë e ndonjë armiku dhe bëj me të çfarë të duash. Nuk është për t'u çuditur ky numër kaq i lartë i zv-ministrave dhe këshilltarëve. Madje edhe të koordinatorëve. Një ministri nga 4-5 zv-ministra. Çfarë na duhen koordinatorët? Asgjë. Por atyre u duhen poste të tilla të shpikura, për t'i rehatuar servilët e tyre.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".