Lufta klanore për pushtet po e margjinalizon edhe ndërkombëtarisht shtetin e ri të Kosovës

Lufta klanore për pushtet po e margjinalizon edhe ndërkombëtarisht shtetin e ri të Kosovës
Lufta klanore për pushtet po e margjinalizon edhe ndërkombëtarisht shtetin e ri të Kosovës

Skender Mulliqi

  • 11 December 2020 - 18:44

Shkruan: Skënder Mulliqi

Kosova për shkak të politikës së jashtme katastrofale ka mbetur pa u inkuadruar në strukturat ndryshme relevante të Evropës. Ndryshimet që duhet bërë urgjentisht në Kosovë po shihen edhe nga qielli, dhe nuk ndonjë asnjë koment .Kjo klasë e burxhujve politiko -biznesor duhet të largohen nga politika vendimmarrëse , për të lëshuar rrugë forcave përparimtare të cilave janë duke iu bërë rezistencë të madhe. Kosova nuk ka kohë më pritë , së kemi mbetur shumë mbrapa Evropës së civilizuar.

Dështimet e brendshme të mëdha të kësaj klase politike, sigurisht që kanë reflektuar keq edhe në politikat e jashtme, me kuadro shumë të dobëta të përfaqësimit. Nuk u punua kurrë sa duhet dhe si duhet për funksionim të shtetit ligjor. Organet e drejtësisë ende kanë mbetur të ndikuara nga politikat ditore, prandaj edhe lufta kundër krimit të organizuar dhe lufta kundër korrupsionit janë të dobëta, si kushte nga BE-ja për liberalizim të vizave. Disa nga udhëheqësit shtetëror të Kosovës e manipuluan opinionin më data lidhur më lëvizjen e lirë të qytetarëve te Kosovës në Evropë. Dolën së ishin premtime boshe, dolën premtime të rreme dhe manipulative, për ta mbajtur gjendjen pezull lidhur më këtë çështje.

Në përfaqësimet diplomatike në botë , u zgjodhën më shumë familjarë dhe militantët e ndryshëm partiak, pa kritere për punën fisnike dhe jo të lehtë të diplomatit. Jemi dëshmitarë së në disa përfaqësi tona ndodhën edhe incidente duke e prishur shumë imazhin e Kosovës. Viteve të fundit ambasadat tona ishin nën çdo nivel, së bashku më MPJ, të cilët nuk bënë asgjë në prurjen e njohjeve te reja, nuk punuan që 5 shtetet anëtare të BE-se ta pranojnë shtetin e Kosovës , siç e tha së fundi edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Madje për mos aktivitet të Ministrisë të Punëve të Jashtme , Serbia më lobimin e saj arriti që 17 shtete ti tërheqin njohjet. Këto politika miope të Kosovës, bën shumë në faktorizimin e Serbisë karshi Kosovës dhe në përgjithësi si shtet në rajon. Prandaj edhe rrjedha e deritashme e bisedimeve më këtë shtet nuk ishte në dobi tonën, së u zhvilluan bisedimet pa kushte dhe duke na caktuar agjendën e tyre presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Lufta e ashpër që po bëhet për pushtet, e ka margjinalizuar shtetin e ri të Kosovës, duke e bërë atë gjithnjë e më pak funksional. Kjo klasë politike lakmitare për pushtet absolut dhe të mira materiale, ka bërë që sot të gjendemi në vendin e fundit të shteteve për nga varfëria dhe mos zhvillimi ekonomik. Asnjë sistem nuk është duke funksionuar pa defekte. Kanë vërshuar anti vlerat duke filluar nga nivelet më të ulëta deri në nivelin qendror të qeverisjes.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".